Kanë bërë xhiron e rrjetit pamjet e djeshme të presidentit të Komisionit Europian, Zhan Klod Junker, në gjendje të dehur dhe nuk ecte dot.
Junker mori pjesë në samitin e liderëve të shteteve të NATO-s. I pranishëm në këtë takim ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Në gjendje të rëndë, Junker ishte disa momente edhe pranë Ramës, dhe për pak sa do të rrëzohej.
Ndryshe nga liderët e tjerë që ishin të pranishëm, Edi Rama nuk shkoi ta ndihmonte.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/