Pse Berishës iu desh të shpikte këtë “Kongresin elektoral të CDU-së” për të udhëtuar në Gjermani
Sali Berissha është tërësisht i justifikuar si një familje e pasur me katër shtëpi të mëdha në Perëndim që kalon një fundjavë jashtë Shqipërisë.
Tani nuk është më sekret se ata kanë një shtëpi të madhe në Gjermani, Roterdam, Belgjikë dhe Hungari, kështu që nuk kanë as shpenzime për hotele. Ka plot arsye për të shkuar në shtëpitë e tyre, aq më tepër tani që SPAK-u ua nxori turpin dhe ua bëri publik.
Fakti që ka zgjedhur këtë fundjavë, kur të hënën duhet të paraqitet në SPAK, natyrisht është bërë për t’i kursyer PD-së një miting më pak përpara SPAK-ut. Dhe mirë ka bërë.
Puna është pse i duhet të gënjejë duke thënë se po shkon në Kongresin elektoral të CDU-së. Në një kongres të tillë nuk shkohet me gruan dhe djalin.
Por meqë u është bërë zakon që partinë ta përdorin për çdo hall të tyre familjar, edhe fundjavat familjare duhet t’i justifikojnë me punë partie.
Kongresi elektoral i CDU-së nuk ka rëndësi as për vetë CDU-në, e jo më për Berishën. Aty thjesht shpallen listat elektorale dhe lexohet programi. Nuk ka ndonjë arsye që Berisha të shkojë nga Shqipëria për të marrë pjesë, aq më tepër që ata ia kanë hequr vizën me kohë dhe e kanë izoluar politikisht.
Në një njoftim në faqen zyrtare të CDU-së tregohet qartë se kushdo që dëshiron të marrë pjesë në Kongresin e 37-të të CDU-së në Gjermani, mund të regjistrohet thjesht duke dërguar një email në adresën [email protected].
Pas dërgimit të emailit, pjesëmarrësi merr të gjitha informacionet e nevojshme për regjistrimin individual. Gjithashtu, njoftimi thekson se është e rëndësishme që të interesuarit të informohen për udhëzimet mbi mbrojtjen e të dhënave personale, të cilat janë në fuqi për Kongresin e vitit 2025.
Pra siç shihet Këlliçi e paska vesin e trashëguar nga Berisha takimet imagjinare, apo është Berisha që po kopjon Këliçin pas “takimeve” të tij me Trump. Probleme është se sa qesharake është gjëndja në PD-në e coptuar, kur “figjurat” e saj rrinë me sy nnga qielli për ndonjë mrekulli dhe gënjejnë çdo minutë militantë, për të treguar se po rithemelohen realisht, si parti e re e familjes Berisha “non grata” deri në vdekje.