Ka vijuar edhe sot protesta e grupimit që kundërshton ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, duke shënuar pjesëmarrjen më të ulët dhe asnjë artist. Një dështim, i cili ka prodhuar vetëm fjalime nervoze të grupimit kundër teatrit.
Me sa duket, pas deklaratave të sotme të aktorit të madh, Bujar Asqeriu, i cili u shpreh se është pro ndërtimit të teatrit të ri, dhe regjisorit Altin Basha që deklaroi se protesta drejtohet nga PD, edhe qytetarët e fundit e kanë braktisur fare protestën e grupit që ngrihet kundër çdo projekti në Tiranë, siç bëri 2 vjet më parë me këndin e lodrave te Liqeni.
Për më shumë shikoni fotot më poshtë, të braktisur nga të gjithë, ku s’duken më shumë se 20 vetë./Lexo.al