Premier League e futbollit në Angli është në raundin e 24-t. Kjo e dielë nisi me fitoren e Tottenham dhe Crystal Palace, ndërsa Manchester United është për turp. Sot spikati dueli i “Emirates”, aty ku Arsenali mposhti 5-1 Manchester Cityn.
Në “Emirates” Arsenali mposhti 5-1 Manchester Cityn. “Topçinjtë” bënë që skuadra e Pep Guardiolës të dukej e vogël në fushë, mes gabimeve dhe ideve që munguan. Tanimë nuk është një risi, pasi City vijon me problemet për muajin e tretë radhazi, duke konfirmuar se cikli i disa lojtarëve në këtë ekip ka përfunduar.
U deshën vetëm disa sekonda që Arsenali të kalonte në epërsi me Odegaard, për t’i hapur rrugë fitores numër 14-të këtë sezon. Në pjesën e dytë Haaland barazoi shifrat, por gëzimi do zgjaste vetëm pak sekonda pasi Partey shënoi sërish për Arsenal, para se 18-vjeçari Lewis-Skelly të shënonte golin e tretë.
Në minutën e 76-të duhej Havertz që të shlyente gabimet e ndeshjes për golin e katërt. Në shtesë kishte vend edhe për realizimin e Nwaneri.
Në “Teatrin e Ëndrrave” vendasit e Manchester United u turpëruan 0-2 nga Crystal Palace për të dytin sezon radhazi. Miqtë shënuan në pjesën e dytë me dopietën e Mateta, për t’i “lënë targën” të kuqve dhe kaluar në renditje. Si të mos mjaftonte paraqitja skandaloze dhe vendi i 13-të, United humbi edhe Lisandro Martinez i cili doli me barelë dhe lot nga fusha pas një lëndimi që në pamje të parë është i rëndë.
Në Londër, Brentford u mposht 0-2 nga Tottenham. Spurs fitojnë pas gati dy muajve një sfidë në Premier League, duke bërë që të marrin frymë lirshëm. Autogoli i Janelt në pjesën e parë dhe Sarr në fundin e sfidës vendosën gjithçka.
Premier League, raundi 24:
E diel, 02 shkurt 2025
15:00 Brentford 0-2 Tottenham
15:00 Manchester United 0-2 Crystal Palace
17:30 Arsenal 5-1 Manchester City
Renditja:
<