Ngolo Kante për shumë specialistë është një nga mesfushorët më të mirë në botë. Të dielën, në finalen e Botërorit, ai pritet të bëjë diferencën pasi edhe sipas Hazard, shokut të tij te Chelsea “kur ai është në formë është thuajse e pamundur që kundërshtarët të fitojnë”.
Gjithsesi për të arritur deri në këto nivele 27-vjeçari ka patur një rrugëtim shumë të vështirë. Sipas ‘Globeesporte’, në vitin 1998 kur Franca fitonte Botërorin e parë në histori Kante ishte i detyruar të mblidhte plehrat në rrugët e Parisit.
Kur Didier Deschamps dhe Zinedine Zidane kurorëzoheshin kampionë bote, Kante shkonte me babanë për të punuar. Në moshën 7-vjeçare pastronte rrugë dhe mblidhte plehra për t’i dërguar më pas në plantacionin e riciklimit.
Të dielën kundër Kroacisë ai mund të shpallet vetë kampion bote…/BW