Cristiano Ronaldo vazhdon me realizimin e golave. Ylli portugez, i cili pas një dite do të mbushë 40 vjeç, vazhdon të zgjasë serinë e golave dhe këtë herë e bëri në Ligën e Kampionëve të Azisë.
Pikërisht në përballjen me Al Wasl, fituar me rezultatin 4-0 nga Al Nassr-i i tij. Me dopietën e shënuar, CR7 arriti shifrën e pabesueshme të 923 golave në të gjithë karrierën e tij si futbollist.
Në minutën e 44-t, Ronaldo dyfishoi shifrat për skuadrën e tij me anë të një 11-metërshi. Goli i dytë erdhi në minutën e 78-të, me portugezin që gjeti mjaft mirë me kokë një top të hedhur nga Mane, duke realizuar një gol fantastik, njësoj si në ditët e tij më të mira.