Një grupim i quajtur “Republika e Çamërisë” kishte organizuar një tubim pranë kufirit me Greqinë. Por kjo organizatë është e jashtëligjshme sipas autoriteteve dhe për këtë arsye policia ka proceduar penalisht nëntë aktivistë.
Mësohet se 9 personat do procedohen penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “krijim i partive dhe shoqatave antikushtetuese” dhe “shpërndarja e shkrimeve antikushtetuese”.
Mes të ndaluarve është edhe shtetasi kosovar Ilir Berisha, 49 vjec, i cili rezulton person i shpallur në kërkim për veprën penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Ai u ndalua tek vendi i quajtur “Axhensia” në Sarandë ku ndodhej në një zyrë të kësaj organizate. Por gjatë ndërhyrjes, policia zbuloi se te zyra në fjalë vidhej energjia elektrike.
Raportohet se aktivistët e tjerë u ndalua pa vajtur ne fshatin Vervë të Sarandës, në kufi me Greqinë, ku do të zhvillonin një manifestim.