Sali Berisha ka shkuar deri në Gjermani, të takohet me… Doris Pack.
Fotot janë publikuar nga vetë Sali Berisha.
“Me miken e shquar timen dhe të shqiptarëve, Doris Pack, Kryetare Nderi e EPP Ëomen, ish-deputete dhe reportere për Ballkanin, për dekada në Parlamentin Europian”, shkruan Berisha, që ka takuar ndër të tjera dhe një tjetër “besnik” të tij, Elmar Brok.
Vetëm se këta nuk kishte nevojë të merrte rrugën e të shkonte deri në Gjermani, se i vijnë vetë herë pas here në Shqipëri.
Berisha ndërkohë ka postuar edhe një foto me Christian Kremer, sekretar për Marrëdhënjet Ndërkombëtare të CDU-së.
Vetëm se nga foto që ka postuar Berisha, ndërsa ky i fundit e shihte me adhurim Kremerin, ai sheh nga Albana Vokshi, si për ta pyetur se kush është ky.
Ndërsa një komentues i shkruan Berishës, se në fakt Kremer nuk e kishte mëndjen nga ai, por nga Albana.