Për transferimin e Cristiano Ronaldos te Juventusi nuk munguan as kritikat lidhur me shumën stratosferike të këtij operacioni në merkato, investim që u bë për një futbollist 33-vjeçar.
Por, drejtuesit e Juventusit e dinin mirë se kur bëhej fjalë për një “markë” si Ronaldo gjthçka ia vlen pasi paratë kthehen pas shumë shpejt. Madje, edhe brenda pak ditësh 105 milionë eurot e investuara për kartonin mund të arkëtohen sërish përmes shitjes së uniformave të Ronaldos.
24 orë nga zyrtarizimi i Ronaldos, u shitën plot 500 mijë uniforma të yllit portugez. Sipas raportimeve të “Yahoo Italia”, Juventusi ka siguruar plot 54 milionë euro nga fanelat vetëm për një ditë.
Shumica janë shitur online ndërkohë 20 mijë në dyqanet zyrtare të Juventusit dhe Adidasit.