Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja lidhur me shqiptarin që u gjet i vdekur në plazhin e Chanias. Policia dyshon se i riu shqiptar, mund të jetë vetëvrarë.
Do të jenë raporti i mjekësisë ligjore dhe hetimet nga oficerët e policisë së Chanias që do të thonë fjalën e fundit për vdekjen e 22-vjeçarit.
Një provë e gjetur në vendngjarje, që forcon tezën e vetëvrasjes, është një letër.
Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një “shënim lamtumirë” që viktima kishte lënë për familjartë, duke u shpjeguar arsyet se përse kishte vendosur t’i jepte fund jetës.
22-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur nga raportimet e mediave lokale, ishte banor i përhershëm i Chanias, ku jetonte bashkë me familjen.