Në luftën e paprecedent e Strukturës e Posaçme Antikorrupsion me kryetarët e Bashkive të majtë dje i ka kërkuar gjykatës dënimin me 1 vit burg të kryebashkiakut të Devollit, Eduart Duro, nën akuzë për shpërdorim detyre.
Eduard Duro akuzohet për licencimin e një pike karburanti në Bilisht, që ishte ndërtim pa leje.
Sipas SPAK, Duro duhet të fajësohet për “shpërdorim detyre” për një objekt karburant të ndërtuar pa leje por të licenësuar nga QKB. Duro, i cili u hetua e gjykua sikur ishte ai që kishte dhënë licensën po pa masë sigurie nuk rrezikon qelinë, pasi përfundimisht SPAK kërkoi konvertimin e dënimit në 3 vite shërbim prove. Ndërkohë që ndaj tij prokuroria kërkoi dhe 5 vjet heqje të të drejtës për të ushtruar funksione publik për një vepër penale që bashkitë nuk kanë asnjë kompetencë por thjesht ka qenë mbledhëse e taksave të këtij biznesi
Të njëjtin dënim prokurori Dritan Prençi kërkoi edhe për 4 zyrtarët e tjerë të pandehur, Astrit Seferkolli, Gazment Haxhia, Gazment Mali dhe Vosjava Bregu.