Presidenti amerikan Donald Trump përgënjeshtroi raportet se SHBA dhe Izraeli do të kryejnë një sulm ushtarak ndaj Iranit, duke thënë se ai dëshiron të bëjë një marrëveshje me Teheranin.
Përmes një postimi në platformën e tij “Truth Social”, Trump shkruan se do që shteti iranian të jetë një vend i madh dhe i suksesshëm, por duhet të jetë vend pa armë bërthamore.
“Unë dua që Irani të jetë një vend i madh dhe i suksesshëm, por njëkohësisht të jetë një vend pa armë bërthamore. Raportet se Shtetet e Bashkuara, në bashkëpunim me Izraelin, do të hedhin në erë Iranin janë ekzagjerime .
Do të preferoja shumë një marrëveshje të rishikuar të paqes bërthamore, e cila do ta lejonte Iranin të zhvillohet dhe të përparojë në mënyrë paqësore
Ne duhet të fillojmë të punojmë menjëherë për të dhe të kemi një festë të madhe në Lindjen e Mesme kur të nënshkruhet dhe të përfundojë. Zoti e bekoftë Lindjen e Mesme!”, shkroi Trump.