Në mars të vitit 2012, Shaqiri i cili sonte u transferua nga Stoke City për tek Reds po kalonte momentet e fundit në klubin e tij zviceran pasi që kishte nënshkruar me Bayern Munich.
Salahur, në të njëjtën kohë, kishte rënë në sy të skautëve të Baselit pas një miqësore të Egjiptit U23 ku kishte shënuar dy gola.
Edhe Shaqiri ishte involvuar në atë ndeshje, gjithashtu, duke shënuar golin e fundit dhe duke mundur Egjiptin më rezultat 4-3 para 500 spektatorëve në Rankhof Stadium.
Baseli, ishin entuziazmuar me talentin e Salahut dhe e ftuan në prova sulmuesin dhe shpejt u pajtuan me disa kontraktor arab për ta transferuar atë.
Të dy lojtarët kanë ruajtur një shoqëri me njëri-tjetrin, madje edhe i telefonin shpesh njëri tjetrit.
“Ai erdhi në stërvitje kur isha tek Basel. Erdhi në stërvitje dy apo tri herë, u stërvita me të”, tha sonte Shaqiri për Liverpoolfc.com në intervistën e tij të parë zyrtare për klubin.
“Pastaj unë u largova në drejtim të Bayern Munichut dhe ai mbeti në Basel. Jam i lumtur që do ta takojë këtu. Ai kishte një sezon të mahnitshëm vitin e kaluar dhe shpresoj që ta përsërisë prapë. Jam shumë i lumtur për të dhe për të, ai është një djalë shumë i mirë”.