Afërdita Kurti mësuesja e gjimnazit “At Shtjefën Gjeçovi” në Laç nuk u kthye dot dje pranë familjes së saj në Tiranë. Një aksident fatal, një përplasje e fuqishme kokë më kokë me një mjet tip “Benz” që udhëtonte në sens të kundër i mori asaj jetën.
Një ditë pas aksidentit tragjik ku u përfshi bashkë me tre koleget e saj, mësohet edhe historia e trishtë e mësueses 48-vjeçare, e cila dy vite më parë kishte humbur edhe bashkëshortin nga një sëmundje e rëndë.
Gazetari Pjetër Gjini raporton për “BalkanWeb” se Afërdita ishte shoferja e automjetit tip “Fiat” që u përplas me “Benzi”-n, që ecte në sens të kundërt në autostradë, e për pasojë humbi jetën pak orë pas ngjarjes në spital.
Ajo bashkë me tre koleget e saj Ermenita Muça, Emanuela Gjonaj dhe Etleva Çavo udhëtonin çdo ditë nga Tirana drejt Laçit ku jepnin mësim, ndërsa dje në momentin e aksidentit fatal ktheheshin për në shtëpi.
AKSIDENTI
Ditën e djeshme, katër mësueset kanë kaluar në vendin e quajtur Kryqëzimi i Patokut, teksa udhëtonin me mjetin tip “Fiat”, me targa AA 935 IO. Sipas të dhënave të Policisë, dyshohet se mjeti ka qenë me shpejtësi dhe drejtuesja e ka pasur të pamundur të manovrojë, kur papritur ka dalë nga një rrugë dytësore automjeti tip “Benz”, me targa AA 308 KH, i cili ka vijuar po me shpejtësi në autostradë, ndonëse ishte në drejtim të kundërt.
Për pasojë, mjetet janë përplasur fort me njëra-tjetrën e për rrjedhojë kanë mbetur fillimisht të plagosura rëndë katër mësueset, drejtuesja e mjetit Afërdita Kurtit, 48-vjeçarja, si dhe pasagjeret Ermenita Muça Emanuela Gjonaj dhe Etleva Çavo. Gjithashtu, i plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit “Benz”, që është edhe shkaktar i aksidentit të rëndë, shtetasi Bardhok Tuci, 43 vjeç, banues në Sanxhak.
Afërdita Kurti mësuesja e gjimnazit “At Shtjefën Gjeçovi” në Laç nuk u kthye dot dje pranë familjes së saj në Tiranë. Një aksident fatal, një përplasje e fuqishme kokë më kokë me një mjet tip “Benz” që udhëtonte në sens të kundër i mori asaj jetën.
Një ditë pas aksidentit tragjik ku u përfshi bashkë me tre koleget e saj, mësohet edhe historia e trishtë e mësueses 48-vjeçare, e cila dy vite më parë kishte humbur edhe bashkëshortin nga një sëmundje e rëndë.
Gazetari Pjetër Gjini raporton për “BalkanWeb” se Afërdita ishte shoferja e automjetit tip “Fiat” që u përplas me “Benzi”-n, që ecte në sens të kundërt në autostradë, e për pasojë humbi jetën pak orë pas ngjarjes në spital.
Ajo bashkë me tre koleget e saj Ermenita Muça, Emanuela Gjonaj dhe Etleva Çavo udhëtonin çdo ditë nga Tirana drejt Laçit ku jepnin mësim, ndërsa dje në momentin e aksidentit fatal ktheheshin për në shtëpi.
AKSIDENTI
Ditën e djeshme, katër mësueset kanë kaluar në vendin e quajtur Kryqëzimi i Patokut, teksa udhëtonin me mjetin tip “Fiat”, me targa AA 935 IO. Sipas të dhënave të Policisë, dyshohet se mjeti ka qenë me shpejtësi dhe drejtuesja e ka pasur të pamundur të manovrojë, kur papritur ka dalë nga një rrugë dytësore automjeti tip “Benz”, me targa AA 308 KH, i cili ka vijuar po me shpejtësi në autostradë, ndonëse ishte në drejtim të kundërt.
Për pasojë, mjetet janë përplasur fort me njëra-tjetrën e për rrjedhojë kanë mbetur fillimisht të plagosura rëndë katër mësueset, drejtuesja e mjetit Afërdita Kurtit, 48-vjeçarja, si dhe pasagjeret Ermenita Muça Emanuela Gjonaj dhe Etleva Çavo. Gjithashtu, i plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit “Benz”, që është edhe shkaktar i aksidentit të rëndë, shtetasi Bardhok Tuci, 43 vjeç, banues në Sanxhak. /BalkanWeb)