Kryeministri Edi Rama në rubrikën ‘Sy m’sy publikoi statistikat e raportit të Këshillit Botëror të Turizmit për të gjithë ata kritikët e sektorit të turizmit.
Duke iu përgjigjur komentuesve, njërit prej tyre që e quajti Shqipërinë ‘Somali’, Rama tha se turizmi është një industri që i solli miliarda dollarë Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe hapi mijëra vende pune.
Sipas raportit të Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimeve, Në Shqipëri pesha e turizmit për vitin 2024 vlerësohet 26 % e PBB. Punësimi që gjeneron është 21.8 % e totalit.
Raporti i Institucionit ndërkombëtar të pavarur që i referohen të gjitha shtetet, vlerëson se në Shqipëri rritja vlerësohet 7.7 % kundrejt vitit të mëparshëm dhe dyfish kundrejt vitit 2019.
Punësimi në sektorin e turizmit është rritur me 14 % krahasuar me periudhën para pandemisë. Shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri në 2024 vlerësohen 4.8 miliardë dollarë, ose 4.5 miliardë euro. Ndërsa shpenzimet e turistëve vendas në Shqipëri, 980 mln dollarë, ose 950 mln euro.
Është një industri që është krijuar këtu në ‘Somalinë tonë’ që sjell 4.5 miliardë të ardhura nga ata që vijnë nga jashtë.
Ku shkojnë?
“Patjetër që i marr për vete” tha kryeministri me ironi e më tej shtoi.
“Është një lëvizje e tërë ekonomike për këta 12 milionë njerëz që janë masivisht turistë që rrijnë e shpenzojnë këtu. Nga kjo ka ardhur rritja e pagave në sektorin e turizmit. Prandaj u them atyre që jetojnë në Greqi. Hajdeni këtu. Çfarë bëni në Greqi, nëpër hotele, restorante. Hajdeni këtu se në fund të ditës është më mirë këtu.”