Një përplasje e fortë ka nisur mes Agron Shehajt dhe Adriatik Lapajt. Shehaj e akuzon Lapajn se ka shërbyer si një lloj sekseri për vjehrrin e tij ish gjyqtar, për të përfituar nga vendimet e këtij të fundit. Lapaj i ka mohuar këto akuza.
Arlind Qori, kreu i Lëvizja Bashkë, deklaroi se këto akuza të rënda duhet të hetohen nga SPAK, ndërkohë që deklaroi se e gjithë kjo që po ndodh me partitë e reja, i jep të drejtë Lëvizjes Bashkë, që nuk pranoi koalicion me asnjë nga këto parti.
Qori foli edhe për sondazhin e Euronews, duke deklaruar se në të kaluarën sondazhi i të njëjtit televizion e ka renditur me përqindje më të ulët se ka rezultuar pas zgjedhjeve.
“Si kandidat për Bashkinë kam marrë 4.8%. Barometri me nxirrte 2.6%, unë kam marrë pothuajse dyfishin e votave. Nuk do të vë në dyshim korrektesën studimore të atyre që e kanë bërë, por njoh realitetin politik dhe shoqëror në Shqipëri. Kur dikush pyetet për Lëvizjen Bashkë, duhet të jetë jashtëzakonisht i guximshëm të thonë se do të votojnë, se nuk kanë frikë për ti hequr nga puna e me rradhë.
Ne dalim te Biblioteka Kombëtare, se na duhen 5 mijë firma për të hyrë në zgjedhje. Kemi mbledhur thuajse gjysmën e tyre. A e di sa qytetarë ka që thonë më kollaj të jap votën se firmën, sepse ajo shkon në KQZ dhe qytetari thotë kushedi kush do ta shohë atë.
Frika është akomë më e madhe kur vjen puna te Lëvizja Bashkë sepse kemi qëndrime të forta kundër oligarkisë.
Sondazhi i Euronews, me ka trefishuar përlqyeshmërinë nga 11% në 33%. I njëjti sondazh të jep përlqyeshmëri të trefishuar, dhe qytetarët në një vend gjysëm autoritar kanë frikë të shprehen. Mund të bësh në Hollandë, Britani e me rrdhë dhe të jenë të sakta sondazhet. Nuk dua të bëj teori konspirative, por në një vend si Shqipëria është e vështirë të bësh sondazhe”, tha ndër të tjera Qori.