Bukuritë dhe monumentet e vendit tonë ndër vite kanë tërhequr vëmendjen e mediave të huaja. Së fundmi “The Telegraph” ka shkruar një artikull për ndërtesat antike në vendin tonë, përkatësisht në Gjirokastër. Duke vënë theksin se shume vende nëpër botë po luftojnë numrin e lartë të turistëve, “The Telegraph” shkruan se monumentet në Shqipërin po luftojnë të tërheqin vëmendjen e vizitorëve si dhe ruajtjen e kishave e manastireve historike.
Ndërsa shumë nga vendet kulturore më të rëndësishme në botë po luftojnë me presionet e shkaktuara nga shumë turistë , një prej tyre – një grup i bukur dhe unik ndërtesash antike në Shqipëri – po lufton sepse ka shumë pak, shkruan “The Telegraph”.
Të paktën ky është argumenti i aktivistëve të trashëgimisë që shpresojnë të ruajnë manastiret dhe kishat e largëta por historike të Luginës së Drinos. Ata synojnë, me mbështetjen e Fondit Botëror të Monumenteve (WMF), të rrisin ndjeshëm numrin e vizitorëve, duke ngritur profilin dhe duke siguruar të ardhmen e këtyre vendeve të mrekullueshme.
Manastiret e braktisura – rreth një duzinë prej tyre – janë grumbulluar në kodrat në jug dhe në lindje të qytetit të Gjirokastrës në të dyja anët e lumit Drino, i cili përshkon Shqipërinë jugore. Ato zakonisht përbëjnë një kompleks të vogël ndërtesash monastike të grumbulluara rreth një kishe qendrore dhe datojnë nga shekujt 16 dhe 17 – periudha pasi Perandoria Bizantine i kishte lënë vendin osmanëve. Megjithatë, disa u themeluan qindra vjet më parë.