Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet nga gazetarët mbi koston e angazhimit të Chris LaCivita, një prej strategëve të fushatës së Donald Trump, si drejtues të fushatës së PD për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Do t’i merrni vesh që të gjitha. Nuk ka asnjë sekret. Nuk jam unë personi që jam marrë me negociatën,” – tha Berisha jashtë sallës së Kuvendit, duke mos dhënë detaje mbi marrëveshjen.
I pyetur nëse PD ka një kandidat për kryetar bashkie nëse Tirana shkon në zgjedhje të parakohshme pas arrestimit të Erion Veliajt, Berisha u përgjigj: “PD sigurisht që do të studiojë me shumë vëmendje kandidatët e saj, por kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës, i damkosur si kukulla e Sorosit.”