Pas akuzave ndaj zv. kryeministrit Ahmetaj, SPAKU nën drejtimin e Dumanit u hodh në sulm për të arrestuar dhe bashkëshorten e tij Erjola si bashkëpuntore në veprat penale të bashkëshortit, duke mos kallëzuar…në SPAK, pra te Dumani, për pllakat që dumanët me shokë i kanë zbuluar dhe vlersuar mijëra euro.
Pas kësaj siç duket të mësuar me këto alibira dhe çudira prej karagjozësh, duke shkelur në menyrë skandaloz fshehtësinë e hetimeve, publikojnë për mediat të gjitha gjetjet që kishin arritur nga “krimet” e gruas së Velijajt Arjola Xoxa, ku më qesharake dhe idioteske ishte blerja e aksesorve, veshmbathjeve dhe bizhuterive me shumën prej 865 milion lekë në katër vjet, të gjitha këto të blera me emrin e saj me kartë krediti, të gjitha këto të deklaruara per evente artistike të shoqatës kulturore “Harabelii .
Madje kjo shifer ështe një çmenduri që i kalon caqet e imagjinatës së prokurorit Olsi Dado, që duhet të ketë probleme me shifrat. Një person nuk mund të shpenzoi kurrë për veten e tij, për intima dhe bizhutere 865 mijë euro edhe nëse është trashgimtar i Musk.
Kjo në fakt bëhet për të bindur qytetarët, se sa e aftë është prokuroria me drejtues edhe për pak kohë Dumanin me grupin e tij, që sa kohë kanë qenë prokurorë të zakonshëm nuk kanë qullosur asgjë, por kanë njollosur shumë gjëra si çështja më sensitive dhe e pa tolerushme për opinionin shqiptarë ajo e 21 Janarit, të cilën e dorzuan për “moskopetençë” ose krijimi i dosjes 184 ku janë të dyshurit kryesor në krimin e përgjimeve të drejtuesve të PS, pa asnjë vendim gjykate në zgjedhje, duke krijuar një precedent tejet të rëndë dhe dyshues që disa nga këta prokuror sot në SPAK ia dërguan PD-s¨ dhe Basha pagoi BILD për publikimin e saj.
Ndërsa dy rastet skandaloze që dy gratë e dy figurave të rëndësishme të PS paskan shpenzuar për stuko, pllaka bojë dhe fustane e bizhuteri gati 900 mijë euro aq sa Gita ka blerë tre vila në Europë janë vërtet një truk prestigjatorësh, që duan të habisin dhe bindin njerzit se sa të zotët janë për të gjetur kriminel, që po ia hanë shpirtin Berishës…mikut të tyre armik sa për sy e faqe.
Në fund e gjetën se si ta qetësojnë, duke i fshehur fishekët e 21 Janarit nëpër sirtar, duke pritur ndonjë sinonim të Nesti Andonit, që të dërgoj ndonjë letër anonime për fishekun e fundit, që të fillojnë zbardhjen e ngjarjes makabre.
Kurse Gita do bredh lartë e poshtë dhe Abi as në burg as në arrati, por flë si qëngj në shtëpi. Kjo tregon se SPAK nuk po bënë drejtësi por poshtërsi, jo se do por peshores të tyre, i ka humbur “kokrra e kandarit” nga frustimi dhe intimidimi i Berishës. /Ekskluzive.al