Erjon Veliaj kryetari më i suksesshëm i Bashkisë së Tiranës më në fund i janë prerë duart, duke i vendosur prangat pa asnjë një provë dhe fakt, por me historira të sajuar nga një person që nuk ekziston dhe të stërholluar nga një grup prokurorësh në SPAK, që më tepër duken si militantë të shkalluar të Sali Berishës se sa punonjës të hetimit shtetëror.
Deklaratat e juristit dhe ish Ministrit të drejtësisë Manjani, apo të ish prokurorit Beci dhe e dhjetra avokatëve dhe juristeve të tjerë, se Erion Veliaj është arrestuar pa fakte i pranon dhe vetë SPAK, ku në një deklaratë publike tejet të dyshimtë dhe skandaloze, deklaron për çdo rast se ..ka dyshim dhe në asnjë rast se ka fakte ose prova.
Por më skandaloze dhe kriminale është hedhja e këtyre dyshimeve në stallën e qenërisë mediatike dhe politike të Sali Berishës, për të përfituar jo qytetaria dhe drejtësia, por vetë SPAK, nga gjykimi publik dhe coptimi i Erion Veliajt, që prokurori të paraqitet para gjykatës me prova dhe fakte publike të shitura dhe stisura nga ai vetë dhe të mbllaçitura dhe përtypura nga hienat berishiste në media dhe politik, që e kanë pritur me padurim këtë çast.
Ata kanë kërcënuar integritetin e procesit, duke përfshirë rritjen e publicitetit paragjykues që rrezikon të ndikojë te dëshmitarët dhe trupa gjykuese.
Publikimi i dyshimeve që ka një prokuror apo dy prokurorë nuk mund t’i shiten opinionit dhe mediave si mjete që justifikojnë qëllimin kriminal të tyre, por duhet të ruhen dhe të bëhen publike vetëm kur t’i ketë pranuar një trup gjykuese.
Kjo e bënë të dyshimta dhe pse jo kriminale dhe dashakeqëse veprimet e nxituar dhe antiligjore të Prokurorit Olsi Dado dhe firmëtarit Altin Dumani.
Opinioni e di shumë mirë se Veliaj ka bërë shumë armiq për përmasat e ndryshimit që i dha Tiranës, por askujt si ka shkuar mendja se mes armiqëve që i vret drita e ndryshimi, paska dhe qafira në prokurori, që janë gati të linçojnë cilindo që ndryshon dhe punon për zhvillimin.
Ndaj kjo maskaradë dhe organizatorët e saj një ditë duhet të marrin ndëshkim… si krimet në emër të drejtësisë, duke i shërbyer qenërisë poltike, që ka vrarë e masakruar mjëra shqiptarë, por gëzojnë e turfullojnë si luan përpara popullit dhe asqë u dredhet qerpiku, derisa kopilat e futur në SPAK janë zëri dhe dora e tyre kriminale dhe bashkëpunëtorë… për të shkatërruar një shtet dhe bërë pis një drejtësi, që më në fund ndryshoi me shumë mundime dhe sakrifica në sy të shqiptarëve dhe opinionit ndërkombëtarë. /Ekskluzive.al