Kur na ndajnë edhe 3 muaj nga zgjedhjet, Partia Demokratike ka nisur një bashkëpunim me ata që punuan krah për krah me presidentin amerikan Donald Trump.
Ish-i punësuari i Trumpit, Christopher LaCivita është zgjedhur nga Berisha që të drejtoje fushatën e PD në Shqipëri.
Në daljen e parë nga selia e PD, Chris LaCivita tha se do të ndihmojë Berishën që të zgjidhet kryeministër. Por natyrshëm lind pyetja: Ish-bashkëpunëtori i Trumpit, a i ka parë rezultatet e sondazheve që paralajmërojnë një humbje katastrofë të PD më 11 maj?!
“Jemi këtu që të ndihmojmë Berishën të zgjedhet kryeministër, i cili është një mik i vërtetë i SHBA-së dhe që në mënyrë të suksesshme do të punojë me Presidentin Trump. Kryeministri aktual nuk është asgjë më shumë se sa një kukull e George Soros. Nuk mund të jesh një kukull i Soros dhe mik i SHBA-së, kjo nuk është e mundur. Familja e Soros e ka humbur mbështetjen në Uashington. Berisha është një mik i vjetër i SHBA”, tha LaCivita./ Rilindje.info