Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt është kthyer në Tiranë. Kjo për të zbatuar masën e sigurisë arrest me burg të caktuar ndaj saj me vendim të GJKKO.
Ajo ishte në Itali dhe pasi është njoftuar për masën e sigurisë të vendosur ndaj saj, u kthye në Tiranë me një fluturim nga Roma mbrëmjen e sotme.
Ajo u fut në makinën e Policisë së Tiranës dhe është shoqëruar nga agjentë të BKH, të cilët do të ekzekutojnë edhe masën arrest shtëpie të vendosur ndaj saj.
SPAK e akuzon Xoxën për 3 vepra penale, korrupsion, pastrim parash dhe fshehja pasurie.