Pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj ditën e djeshme, një numër i madh artistësh dhe personazhesh të njohur të showbiz-it kanë shprehur publikisht mbështetjen e tyre për të. Aktorë, këngëtarë, moderatorë dhe figura të tjera të njohura të artit dhe medias kanë reaguar me mesazhe duke theksuar kontributin e tij në transformimin e Tiranës.
Disa prej tyre kanë komentuar drejtpërdrejt në faqen zyrtare të z.Veliaj, ndërsa të tjerë kanë publikuar postime të dedikuara në rrjetet sociale, ku shprehin vlerësimin e tyre për punën gjatë drejtimit të kryeqytetit.
Mesazhet e tyre shprehin mirënjohje për ndryshimet që kanë ndodhur në Tiranë nën drejtimin e Veliajt, duke përmendur investimet në infrastrukturë , hapësirat publike dhe përkrahjen për artin dhe kulturën.