Një nga njësitë me elitare kundër terrorizmit në Britaninë e Madhe, kanë shfaqur para qytetarëve disa nga pajisjet speciale që i përdorin për t’u kujdesur për sigurinë e presidentit amerikan Donald Trump, gjatë vizitës së tij në Britani.
Me të mbërritur në Britani të Madhe, forca të shumta të armatosura deri në dhëmbë kanë “blinduar” aeroportin Stansted, ku edhe aterroi aeroplani presidencial “Air Force One”, brenda të cilit ishte Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania.
Këta pjesëtarë të njësisë elitare janë trajnuar mirë dhe në bashkëpunim me forcat e tjera të sigurisë së SHBA-ve, do të përkujdesen që vizita e Trumpit në Britani të kalon pa ndonjë problem.
Në disa fotografi të shkrepura nga mediat angleze, ata janë parë të pajisur me jelekë antiplumb, revole Glock, pushkë automatike SIG MCX Carbine, revole elektrike dhe pajisje te tjera, që u mundësojnë të kujdesen për sigurinë e të parit të Shtëpisë së Bardhë. /ma.me