Gazetari Anri Bala i ftuar në emisionin “Intervista e ditës” në DritareTV zbuloi se kush qëndron pas kallëzuesit anonim, Nesti Angoni. Sipas gazetarit, pas emrit Nesti Angoi, qëndron Berisha dhe një klan i PS-së që është kundër Veliajt.
“Keni parë deri tani që të akuzojë ndonjë personazh, anonimisht? Jo nuk ka oasur. Hera e parë që e dëgjuam emrin Nesti Angoni. Por Nest Angoni është Berisha bashkë me këta që jetojnë jashtë dhe klani brenda PS-së që është kundër Veliajt. Këtë e dinë të gjithë. e di edhe Rama. Ka pasur gjithmonë një bashkëpunim mes Berishës dhe njerëzve në PS që nuk e duan Veliajn.”, tha gazetari në DritareTV./K.C/dritare.net