Altin Dumani si Kryeprokuror preovizor i SPAK në detyrë, nuk u shqetësua fare kur familjarët e viktimave të 21 Janarit kërkojnë pak drejtësi për të afërmit e tyre, që i prisnin në shtëpi dhe nuk u kthyen kurrë, sepse i’u a preu jetën në mes shteti vrastarë i Sali Berishës.
Madje ky kompetent deklaronte moskompetencë për këtë çeshtje, kur sot përçudi është bërë “kompetent” për gjithçka… për tendera, vendim marrje kolektive specialistësh, vendime parlamenti apo qeveri, që janë pushtete krejt tjera, deri te krye kontrollor zgjedhjesh. Pra tashmë duam apo nuk duam kemi një Republikë Prokurorësh të çuditshëm.
Një mga veprat e kriminale të kësaj strukture është tallja me çeshtjen e 21 Janarit. U desh ndërhyrja e Strasburgut dhe zgjimi i Gjykatës së Lartë që Dumanët të zgjoheshi pas talljes më dosjen e një nga krimeve më të rënda në Shqipëri.
Por në fakt një përgjigje cinik dhe e rëndë me terma gjoja juridike, nuk ka marrë goditjen e merituar nga shteti ligjor, që deri tani po përkëdhel një tufë çingijesh të ardhur nga mejhanet e vjetra të drejtësisë, që i ka mbushur mendjen, se kërcejnë shumë më mirë tani se dikur.
Kjo është kthyer në postulat dhe vazhdon të ekzistoj de fakto kur askush nga Dumani e deri te i fundit nuk lëvizin, por i mbajnë fishekët e vrasësve nëpër sirtar, madje prokuror Alfred Shehu gati-gati është me një linjë me Berishën për autorët e vrasjes dhe tymnajën e çadrave pistolet dhe autorëve të paidentifikuar!
“Pasi u njohëm me kërkesën çmojmë që nuk janë të pabazuara. Funksionet e Prokurorisë së Posaçme përcaktohen me ligj, parashikohen në ligj. Duhen të dhëna minimale për të nisur një procedim penal. Qe prokurori të ngrejë akuzë duhet të zhvillojë një hetim të thelluar. Duke iu kthyer rekursit theksojmë se SPAK nuk ka regjistruar kallëzim penal, por vetëm regjistrim kallëzimi,
Per shkak se Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal dhe ka nisur hetim për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës. Gjithashtu rezulton se nga përmbajtja e materialit kallëzues në lidhje me objektin e kallëzimit penal nuk rezulton të jenë identifikuar autorë të kësaj vepre penale, madje as emrat e subjekteve të posaçëm.
Shkresat në vetvete janë shkresa administrative dhe kërkuesja nuk mund të ankimonte një shkresë të tillë. Pavarësisht ngjarjes së rëndë nuk rezulton që ngjarja të jetë kryer në formën e bashkëpunimi të veçantë që të jetë kompetencë e SPAK”, deklaronte duke mbrojtur refuzimin e hetimit nga kjo strukturë.
Ja dhe përgjigjia e “kompetentit” Dumani me një letër familjes së Aleks Nikës,i cili u vra në demostratën e 21 Janarit të vitit 2011, ku i argumenton arsyet pse dosja i përket për hetime Prokurorisë së Tiranës.
Sipas tij, nëse do të ketë element të tjerë, atëherë hetimet do të kryen nga SPAK.
“Për këtë arsye, referuar nenit 75/a, 76 dhe 28 te K.Pr.Penale ju përcjellim për kompetencë lëndore materialin kallëzues me nr. K.137 prot., date 16.02.2023, me qëllim vlerësimi nga ana juaj. Nëse në vijim të verifikimeve apo hetimeve, do të konstatohet ekzistenca e ndonjë vepre penale apo subjekt në kompetencë hetimi sipas nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale, atëherë aktet e procedimit penal të dërgohen për kompetencë lëndore në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, referuar dhe nenit 28 të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në përfundim të letrës së Altin Dumanit.
Siç duken gjërat kjo tezë ekziston akoma në mëndjen e drejtuesve të SPAK, përderisa merr në pyetje njerëzite e viktimave të 21 Janarit, që nuk kanë asgjë për të dëshmuar përveçse dhimbjen e tyre dhe kërkesën për drejtësi dhe nuk merren të pandehur, vrasësit dhe hjeksit, madje të shpërblyer edhe me banesa falaspër shërbimin e bërë nga Lulzim Basha, rasti i snajperistit Llupo.
Kjo e vë në dyshim integritetin e “Dumanëve” që flejnë mbi dosjen e gjakosur të 21 Janarit dhe gjakosin si hijena çdo zyrtar apo qytetarë që mendja e tyre perverse i quan “kriminel të rëndësishëm”, jo për të bërë drejtësi, por për të marrë dekorata, si heronj të luftës kundra korrupsionit, që kurrë nuk do mundet ta bëjnë, duke qenë këta me heshtjen e tyre kriminale mbrojtësit kryesor të qindra krimeve ekonomike, të bërë nga qeveritë më antkombëtare dhe shkatrrimtare të drejtuara nga Sali Berisha.
Edi Rama duhet të zgjohet dhe të shkund organet kontrolluese, që nga qeveria e parlamenti e deri te ata që ka ndërtuar ai me shokë në emër të drejtësisë së re.
Nëse Dumanët me shokë vazhdojnë të flejnë gjumë mbi gjakun e këtyre viktimave të një krimi shtetëror, atëhere shteti ka rënë, sepse drejtësia e premtuar është një bandë e vjetër me rroba të reja për të na mashtruar. /Ekskluzive.al