Sali Berisha, ka folur mbi angazhimin e Chris LaCivita për të drejtuar fushatën e PD-së.
Në një intervistë në emisionin “Opinion”, ai theksoi se marrëveshja është plotësisht transparente dhe do të bëhet publike sapo të finalizohet.
“Kontratë normale nga burime finianciare të kristalta. Sapo të marrë formën përfundimtare shuma unë do jua them.
Do e depozitoj në KQZ. Nuk e fsheh kurrë, ta harrojë kush. Këta kanë publikuar shifra 20 milionë euro, etj, etj, janë 20 milionë mashtrime.
Unë kontratën, është me burime financiare të kristalta, është me transferta bankare, është në përputhje me ligjin dhe do depozitohet në KQZ.
A mund të mendohet se ndodh ndryshe me kryestrategun elektoral? Ai është kryetar i Komitetit Kombëtar Republikan sepse duhet të mbrohet fitorja në vazhdim e republikanëve.
Ky është një pozicion jashtëzakonisht i rëndësishëm. Është marrë për fushatën këtu,” deklaroi Berisha.
Ai hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se ky i fundit kishte tentuar ta angazhonte Chris LaCivita në fushatën e tij.
“Rama bëri gjithçka për ta marrë në ekipin e tij, por ai zgjodhi të vijë me ne sepse ai nuk punon me …komunistët” u shpreh Berisha.