Nga Anri Bala
Në mes të turmave të zhgënjyera, për mos ardhjen në pushtet prej më shumë se një dekade, ka shpërthyer entuziasmi, se më në fund ia arritën t’i afrohen e pse jo… ta marrin pushtetin, pas rikthimit të Trump në Amerikë dhe falë “ndihmës” së tij…imagjinare.
Kjo, jo se Trump vdes për Sali Bershën, sepse Berisha kurrë nuk ka patur marrdhënie të mira me Amerikën, duke përjashtuar rastësinë e të qenit rastësisht në pushtet, kur Bushi vendosi të vizitoj vendin më të masakruar nga persekutimi komunist… Shqipërinë!
Lufta e paimagjinueshme e Sali Berishës me të gjithë ambasadorët amerikan të akredituar në Shqipëri, ishte shenja më e madhe e handikapit dhe mediokritetit të tij, si politikan i ardhura nga një parti anti-amerikane si PPSH.
Mbas shumë vitesh harrese dhe lehjesh, me një shpërfillje totale nga politika amerikane dhe europiane, berishistët janë besimplotë, se Trump është penduar për atë që i bëri Berishës dhe për faljen që i bëri Ramës, kur ky e fyu publikisht, si “një rrezik i demokracisë amerikane”, ndaj sipas tyre ka dërguar të preferuarin e tij LaCivita, për ta “hequr” qafe Ramën dhe për të kthyer në pushtet viktimën e tij, Saliun.
LaCivita i akuzuar se i zhvati 20 milion dollar për drejtimin e fushatës pro Trump, padyshim që të vetmen gjë që mund t’i bëj Berishës, është zhvatja e ca milionave shqiptare, për t’i veshur kostumin e “mbretit lakuriq”.
Madje prerja ka filluar, duke i mbushur mendjen, se kjo është gënjeshtra më e bukur për shqiptarët: “Shqipëria Madhështore” me parti pemë-thymish… popullore pa popull.
Partitë pa asnjë anëtarë apo kundërshtarë, pa armë por me llogje, janë të sigurta, se me 12 Maj do e zënë një karrige dhe do të shpëtojnë vendin, duke e dërguar aty ku e kanë dërguar sa herë kanë ardhur në pushtet. Natyrisht, kjo do ta bënte Shqipërinë madhështore në sytë dhe veshët e botës, për gjëmën e re që mund t’i ndodhte.
Ndaj deri tani, rrobaqepësi që ka blerë opozita me miliona que askush nuk e di se sa dhe nga vijnë, i’a ka marrë keq masën udhëheqësit 81 vjeçarë… pa metër por me sy.
Megjithatë Berisha po bënë prova me kostumin dhe po sillet sikur i rri bukur, duke u munduar t’i mbushi mendjen vetes, se kurrë nuk ka patur kostumin kaq madhështor… transparent, që në vend që ta mbuloi, po e nxjerr cullak deri në kocka.
Në fakt ashtu duhet, trasparent, sepse nuk ka copë që ia mbulon lesh e li-të që ka në trup, e kjo e bënë më orgjinal edhe mallin, edhe rrobaqesinë, që ia ka gjetur kokës kapelen e mbetur në sirtarë. /Ekskluzive.al