Elita e futbollit gjerman është në raundin e 22-të. Këtë të shtunë Bundesliga zhvilloi pesë ndeshjet e radhës, ku ra në sy humbja e Dortmund dhe barazimi mes Leverkusen dhe Bayern Munich. Bavarezët vijojnë qëndrimin në krye të klasifikimit.
Bochum i vendit të fundit mposhti 2-0 Dortmundin, duke i shkaktuar humbjen e dytë radhazi. Masouras me dopietë i dha tri pikë vendasve dhe bëri që ekipi i tij të lërë vendin e fundit.
Në “BayArena” Bayer Leverkusen barazoi 0-0 kundër Bayern Munich. Më i miri në fushë me notën 7.8 u vlerësua Granit Xhaka, kjo sipas “SofaScore”. Tri pikë për Wolfsburg, Freiburg dhe Gladbach.
Bundesliga, raundi 22:
E shtunë, 15 shkurt 2025
Bochum 2-0 Dortmund
St. Pauli 0-1 Freiburg
Stuttgart 1-2 Wolfsburg
Union Berlin 1-2 Gladbach
Bayer Leverkusen 0-0 Bayern Munich