Nga Ilir Metaj
Nëse ekziston një faktor elektoral totalisht i pandikueshëm nga asnjë lloj klientelizmi, konflikti interesi apo militantizmi të verbër politik, ai eshte komuniteti i shqiptareve në diasporë.
Nese ekziston një votues i imunizuar nga manipulimi, i cliruar nga kurthi i interesave të vogla personale, ai eshte votuesi nga diaspora.
Votuesi nga diaspora ka avantazhin e një vendimi të ftohtë, të arsyetuar nga faktet dhe vetem nga faktet. Votuesi i diaspores ka mundesine ta shohë Shqiperinë në planin perspektiv dhe aty-dhe vetëm aty, e sheh si e tërë, me të gjithë format dhe shformimet, me të gjithë bukuritë dhe të pabukurat, me të gjithë evolucionin dhe revolucionin që ka pesuar në keto vite.
Votuesi i diaspores ka mundesi ta shohë Shqiperinë si produkt të politikes dhe të qeverisjes. Ai nuk ka një varg të panderprerë sekuencash në memorie, ai ka fotografi: Shqiperinë si e la dhe si e gjen.
Dhe fotografia nuk genjen, ajo eshtë pasqyrimi më i mirë ku sheh qartë dhe pa dilema ndryshimin në kohë, ndryshim që nuk fshihet nga sekuencat e mbivendosura në memorie ditë pas dite.
Diaspora ka edhe avantazhin e etaloneve të jetuara të standardeve: ata e kanë jetuar shtetin e së drejtes, që ne ende e deshirojmë ndersa vijojmë ta ndertojme dite pas dite sipas perfytyrimit tonë.
Ata e kanë jetuar shtetin social, që ne vijojmë ta ndertojmë sipas perfytyrimit tonë.
Ata e kanë jetuar një ekonomi të strukturuar mirë, një ekonomi të dijes, një ekonomi që prodhon duke shfrytezuar cdo resurs që Zoti i ka falur një populli, ndersa ne jemi duke e ndertuar dhe projektuar ditë pas dite.
Ata pra, i kanë prekur me dore të gjitha etalonet me të cilat ne, po masim punen tonë dhe me te cilat ne, po ndertojmë aspiratat tona.
Ndaj, ata e dallojnë me qartë nëse jemi në rrugen e duhur. Ata e dallojnë më qartë nese kemi bërë ndryshimin.
Ata e dallojnë më qartë cfarë ngjan tashmë me atë që jetojnë atje ku janë, e cfarë eshtë totalisht ndryshe nga fotografia e Shqiperisë që morën me vete si shkrepje të fundit të atdheut që nuk i mbajti dot.
Dhe,statistikat flasin qartë: pjesa më e madhe e diaspores, ka një moshë emigrimi mbi 20-vjecare. Ata e dallojnë më qartë cdo gjë, sepse e kanë më të lehtë të shohin pa syzet e subjektivizmit njerezor apo politik, ndryshimin e madh.
Diaspora e kupton më qartë se kushdo, për shkak të historisë së vendit ku jeton dhe punon, se per Shqipërinë, nuk ka shumë rrugë:
Shqiperia ose do të shpjerë përpara duke persosur të gjithë mekanizmat e aspiratës Europiane, ose do të bjerë në batakun e një përçarjeje pa kthim, ku errësira e politikës primitive do të marrë revansh.
Ndaj ne e duam diasporën të bashkohet në kutite tona të votimit ngado që ajo eshte. Sepse ne i besojmë inteligjences së saj, ne i besojmë eksperiencës së saj të formuar në vendet ku ne,shpresojme dhe besojme të bashkohemi shpejt.
Ndaj e duam diasporen të votojë si një akt sherbimi ndaj vendit që i perkasin. Sepse kjo mundesi e siguruar për të ushtruar të drejten e votes nuk eshte një dhuratë.
Eshte një thirrje e atdheut ndaj bijve të vet që t’i gjenden në nevojë. Dhe nevoja e atdheut eshte qendrueshmeria e rruges që të con në Bashkimin Evropian. Ne nuk duhet të lejojmë që kjo qendrueshmeri të vihet në rrezik nga rryma që shkojnë kunder.
Natyrisht, që t’ia mbrrinim kesaj dite, kishte nevojë për disa parakushte.
-Parakusht ishte stabiliteti politik: PS e ka siguruar
-Parakusht ishte celja e negociatav: shumica e kapitujve po celen me shpejtesi dhe mbeshtetje maksimale falë punes titanike të bërë nga qeveria socialiste në keto vite, ndersa prisnim datën zyrtare të Brukselit. Pritja per daten nuk u konceptua pritje për punet. Rezultatin po e marrim tani.
-Ka edhe një parakusht tjeter, por që ka qenë gjithmonë aty: emigrantet shqiptarë kanë interesa dhe aspirata të forta ekonomike në Shqiperi. Gjithmonë i kanë patur.
Tani eshte koha që ketë aspiratë ta perkthejnë në votë.
Sepse vota eshte vendim mbi atë se si e duam Shqiperinë të jetë: një vend evropian, apo një vend provincial, që fatet i pret duke qarë në lëndinën e lotëve.
Vota, eshte edhe vendim për eleminimin një herë e pergjithmonë të gjithë fantazmave të së shkuarës, kur u vranë 4 jetë në bulevard, kur u hodhen në erë 26 jetë në emër të një korrupsioni familjar kryeministror, kur u shkerrmoq shteti nën themelet e piramidave prej rëre.
Sepse vota eshte produkt i pritshmerive, por Vota eshte edhe produkt i memories kolektive.
Madje, vota eshte edhe produkt i statusit non-grata të merituar.
Secilit hakun: ky do të jetë verdikti edhe i votës së diaspores. Nga ky verdikt nuk shpeton asnjë.
Ama, nuk e kemi fjalen për verdiktet e endrres së një 1001 neteve dimri. Se kaq netë duhen për të thurrur një enderr, ku një ndihmes i raporton i shqetesuar një Presidenti të madh:
“Mr. President, we have global crises! Middle East is burning, China is expanding, Russia is on the move, Ukraine needs support…”
Por Presidenti i madh hedh letrat nga tavolina dhe i nervozuar thotë: ‘Wait, America first, but Sali firster! Lets Make Berisha Great Again!”
Në këtë pikë Saliu, i gezuar, hap një shishe verë, nga ato që i ka dhuruar dikur Enveri, e që i ruan për raste të rendesishme. Pastaj del para pasqyrës dhe thotë: “Sali, je i pastër si loti!”
Por, vjen nata e 1002, kur hapen kutitë e votimit, endrra prishet dhe secilit hakun.
Haku, jo vetem që të përzë nga historia, por nuk të lë më të rrish as si hije.
Se non-grata-n që të ka dhënë, ky popull, nuk e heq dot as nëpër ëndrra!
*Fjala e deputetit socialist në seancën plenare për miratimin e ndyshimeve në Kodin Zgjedhor.