Këtë të martë u zhvilluan disa nga ndeshjet e kthimit të Play Off të Champions League.
Eleminohet Atalanta e Berat Gjimshitit, teksa pësoi disfatë 1-3 ndaj Club Brugge, ndërsa kishte humbur edhe në aktin e parë 2-1.
Dopieta e Talbi dhe goli i Jutgla ndezi festën mysafire në shkallët e stadiumit.
Goli i Lookman, në fillimin e pjesës së dytë, shërbeu vetëm për statistikë. Bayern kalon fazën Play Off, pas barazimit 1-1 ndaj Celtic, sakaq sfidën e parë e pati fituar 1-2.
Skocezët shënuan me Kuhn, por për të shmangur çdo të papritur për gjermanët mendoi Davies, me një gol në fund.
Pas suksesit 1-0 të Benficas ndaj Monacos në ndeshjen e parë, barazimi 3-3 i jep të drejtë “Shqiponjave” për të vazhduar tutje.