SPAK ka kaluar nën sekuestro preventive Landfilldin e Sharrës, një vepër inxhinierike unikale për Shqipërinë. Por kjo ka bërë që në llumin mediatik ka ndryshuar totalisht koncepti se si dhe kush e pastron Tiranën që kemi sot. Tymnaja e një incenerator që nuk ekziston dhe ka qenë vetëm një projekt që do fillonte në vitin 2024, pra ka qenë vetëm një ide në respektivë ka sfumuar inceneratorin e vërtet “Landfilldi Sharrë”.
Kjo natyrisht edhe falë prokurorisë me emrin SPAK që nuk kuptohet se çfarë lufton… krimin dhe korrupsionin apo zhvillimin.
Pak histori për pastrimin e Tiranës:
Si realizohet kapsulimi i mbeturinave në landfillin e Sharrës
Për asgjesimin e mbetjeve dhe kthimin e Sharrës në zonë të gjelbëruar po përdoren shtresa gjeokompozit (për kapjen e biogazit), një shtresë HDPE (high density polyethylene) polietilen me densitet të lartë dhe një shtresë gjeokompozit për ujrat e shiut. Pas këtyre proceseve në landfillin e Sharrës (në sipërfaqet ku puna ka përfunduar) është realizuar mbyllja finale që njihet si kapsulimi i Landfillit të Sharrës.
Mbyllja bëhet hermetike, mbushet me dhè vegjetativ dhe në fund mbillet me pemë. Deri tani në Landfilllin e Sharrës në hapsirat e kapsuluara janë mbjellë 20 mijë pemë, por numri i tyre sipas projektit do të shkojë në 40 mijë të tilla. Sipërfaqa e Landfillit është 120 ha dhe brenda kësaj hapsire janë ndërtuar 5 mini landfille.
Puset e biogazit standart i fundit i përcaktuar për vendet e BE, instalohen në landfillin e Sharrës.
Në Landfillin e Sharrës është vendosur impiantin e biogazit detyrim i BE-së vendosur vitet e fundit për vendet e saj anëtare. Korniza për sistemin aktual të menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri dhe në Qarkun e Tiranës është përshkruar me referencë në përmbajtjen e Progres Raporteve të Komisionit Evropian për përmbushjen e kërkesave në kuadër të Marreveshjes së Stabilizim Asocimit.
Çdo ditë në këtë landfill asgjesohen mesatarisht 700 ton mbetje, të cilat kapsulohen me metodat më bashkëkohore. Mbeturinat urbane depozitohen aty dhe ngjeshen nëpërmjet mjeteve specifike (buldozer, kompaktor). Më pas kur zona që kultivohet me mbetje arrin në nivelin e duhur, bëhet mbulimi me dhè, dhe instalohen puset e biogazit. Këto puse shërbejnë për eleminimin e gazrave që krijohen nga dekompozimi i mbetjeve dhe ndalojnë çlirimin e tyre në atmosferë. Impianti i biogazit bën filtrimin dhe djegjen e tyre, duke respektuar emëtimet në atmosferë dhe duke e shpëtuar Tiranën nga tymnajat dhe ndotjet skandaloze të Sharrës që na la Lulzim Basha./Ekskluzive.al
Video: Landfilli, Sharra dje dhe sot