I ftuar në “Studio Live” gazetari Anri Bala e krahasoi me festivalin “Kënga Magjike”, ku në fund fituesit i zgjedh drejtuesi
Ai mendon se PD është shumë vonë, madje Primaret mund ta dëmtojnë edhe për zgjedhjet, pasi nuk ka kohë. Teksa i krahasoi edhe me “Këngën Magjike”, ku fituesin e zgjedh drejtuesi.
“Unë mendoj se ata janë vonë. Hajde votoni, të vënë kutinë, ashtu mund ta bëjnë. Por me debat dhe diskutime besoj se jo. Bushati nuk kandidon, besoj se i lë vendin të rinjve. Primaret e PD më duken si votimet te Kënga Magjike, ku në fund fare e vendos kryetari se kush e fiton. Këto janë inskenime false si nga PD, ashtu edhe nga PS.
Besoj se do ketë pakënaqësi mes tyre, pse e mori ai dhe jo unë, se mendje për zgjedhje nuk do kenë më. Këta humbësit kronikë vazhdojnë të sigurojnë mandatin e anëtarëve të partisë edhe për zgjedhjet për 2025, nuk ekziston as logjika e PD-së, kjo nuk funksionon. Tani po thonë se do fitojmë në se ka ardhur Trump në SHBA. Primaret e PD mendoj se nuk janë të shëndetshme dhe vetëm krijojnë probleme edhe për zgjedhjet”, tha Bala.
Ai kujtoi edhe faktin se si shpenzohen paratë që jep KQZ për zgjedhje, duke sjellë në vëmendje “Range Rover” të PD që e përdor Flamur Noka aktualisht. Ndërsa për votën e Diasporës, ai thekson se është e paparashikueshme.
“Paratë e zgjedhjeve shkojnë për rehatin e kryetarëve, si rasti i “Range Roverit” të PD, 200 mijë euro, që del e shëtit Flamur Noka, deri edhe në protesta. Mjeti u ble me lekët e KQZ, iu dhanë për fushatë, PD e Lulzim Bashës bleu makinën për të bërë fushatën. Për votën e Diasporës nuk mund të parashikojmë dot”, përfundon gazetari për Report Tv.