Pasi mori në dorë funksionet e shtetit , drejtorit dhe pushtetin lokal duke shkarkuar intimiduar dhe burgosur për një kanal apo rrugë për komunitetin pa asnjë akuzë për korrupsion pothuajse të gjithë kryetarët e Bashkive të majta, famozi i kotësive Altin Dumani bënë edhe një hap të rëndësishmë skandaloz antiligjor, atë të krijimit të një “Taskë Force” për krimin zgjedhor, as më shumë as më pak… sinonimin e Strukturës së Mbroojtjes së Votës krijuar nga Gazmend Bardhi në PD që prodhoj një krim të rëndë, vrasjen e mjekut të njohur në Elbasan Xhuvani, si struktur kriminale e shtetit brënda shtetit që nuk u ndëshkua kurrë.
Në ditën kur kryeministri Edi Rama u tregua kritik ndaj SPAK, duke “i tërhequr veshin” për “Task Forcën” e re që po ngrihet për survejimi dhe më pas hetimin e krimeve zgjedhore, ai ka publikuar “Strategjinë e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit Zgjedhor”, gjë që nuk ndodh në asnjë vend të botës dhe krime zgjedhore alarmante në Shqipëri ka patur vetëm në vitin 1996, kur bandat e Sali Berishës rrahën dhe masakruan njerzit e opozitës dhe rrëmbyen kutit e votimi dhe i mbushën siç deshën vet.
Si mund tëimagjinohet që një struktur e drejtësisë me delirin e saj të madhështisë kërkon të përhapi në opinioni ndërkombëtar dhe të na kthej në vitin e errët 1996 duke përhapur idenë se në Shqipëri na janë vjedhur zgjedhjet pra kurrë nuk kanë qenë reale dhe se vëtëm tani me “Taks Forcën” e Dumanëve nuk mund tjetërsohet vota…erdhi shpëtimtari?
Duke sfiduar edhe monitoruesit ndërkombëtar të specializuar që i kanë çertifikuar si të rregullta të gjitha votimet e pas 97-ës ngritja e kësaj strukture nuk prodhon asgjë në rezultatin zgjedhor, por njerzit e saj nëpër qendra votimi vetëm se do intimidoin qytetarët dhe kur shteti ligjor të mos toleroi, njerzit që krijuan struktura të tilla kërcënuese dhe turpëruese për fytyrën e Shqipërisë, do dalin para drejtësisë për krime shtetërore
Sot, përrallat me hajdut votash kur votimet në Shqipëri nuk janë kontestuar asnjëherë nga OSBE-OHIHR ekzistojnë vetëm në mendjet e kryehajdutit të votës dhe …çuditërisht në mendjen e një prokurori, që po fut hundët në struktura që ia ndalon ligji duke u bërë survejues dhe vëshgues, detyra që i ka Komisioni Qendror i zgjedhjeve dhe ODIHR, që monitorojnë procesin zgjedhor edhe me vëzhgues ndërkëmbëtare në terren.
Janë këto struktuar që adresojnë dhe kallzojnë shkeljet në proces dhe jo ushtarët immagjinar si ish AGBV-t e sigurimit të shtetit, të shpërndarë nëpër qendra votimi të Altin Dumanit
Por, SPAK nënvizon se do të ketë verifikim në terren të indiceve apo fakteve rreth kryerjes së veprave penale në kuadër të zgjedhjeve për Kuvendin 2025. Po ashtu Task Forca do të verifikojë raportimet që ngrenë dyshime të arsyeshme mbi keqpërdorimin e buxhetit dhe investimeve publike gjatë periudhës zgjedhore prej subjekteve të posaçme, deklarojnë ata.
Madje SPAK pretendon se do kontrolloi dhe mediat e rrjetet sociale, të cilat do të monitorohen për indicie të mundshme në kryerjen e veprave penale në kuadër të zgjedhjeve dhe kjo është pjesa më qesharake e strukturës imagjinore pa snjë çertifikim ligjor.
I gjithë procesi sipas SPAK do të realizohet falë bashkëpunimit ndërinstitucional me Prokurorinë e Përgjithshme, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Policinë e Shtetit, organizmat ndërkombëtare dhe organizatat e shoqërisë civile që monitorojnë proceset zgjedhore, thotë Dumani, që bën sikur nuk e kupton se këto struktura shtetërore nuk varen nga ai, atë bëjnë vetëm detyrën që u ngarkon ligji, jo ky delirant që beson se ka kapur majat deri sa të përfundoj avokat në ndonjë kioskë pranë prokurorisë së Tiranës, sepse mandatit të tij të pa përsëritshëm po i vjen fundi.
Qeveria shqiptar urgjentisht duhet të mblidhet dhe t’i tregohet vëndi kujtdo që guxon dhe krijon struktura në kundërshtim me shtetin ligjor pa një vendim të Këshillit të Mnistrave./
Ekskluzive.al