Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së gazetarit të New York Times Kenneth P. Vogel, i cili hodhi poshtë akuzat e kreut të PD-së, se Rama kishte paguar 150 mijë euro për një artikull ku përmendej kontraktimi i Chris LaCivita si drejtues i fushatës elektorale të PD.
Në konferencën që mbajti sot me gazetarët, Berisha tha se ishte një keqkuptim, duke u tërhequr nga pretendimet e tij për artikull të paguar.
“Ka qenë një keqkuptim i Sali Berishës. Më servirën se ishte një artikull i sponsorizuar. Autori tha se nuk është i sponsorizuar. Dhe unë i besoj gazetarit.
Sepse çdo gazetë e madhe shet një hapësirë në të cilën ti mund të shkruash çfarë të duash përkundrejt pagesës.
Nuk ka lidhje me redaksitë, nuk ka lidhje me qëndrimet e redaksisë. Janë shumë të kushtueshme si hapësirë. Autori thotë nuk ka qenë e tillë, unë i besoj plotësisht atij…”, tha mashtruesi Berisha duke folur broçkulla dhe duke e bërë përsëri fajtor të paguar gazetarin jo New York Times.