Dy ditë më parë, në mënyrë skandaloze, Grida Duma i hapi dyert një vrasësi të rrezikshëm.
Ajo e nxorri live atë në televizionin kombëtar Top Channel, për ta pastruar atë nga akuzat për vrasje dhe përfshirje në ngjarje të tjera kriminale.
Aq skandaloze ishte ajo shfaqje, sa Safet Bajri iu kërkonte llogari gazetarëve, pse shkruajnë për të.
Madje, ai iu kërkoi që të kërkonin falje, pasi i kishin lënduar familjen.
Dy ditë më pas, ai arrestohet me urdhër të SPAK, për vrasje.
Tani lind pyetja, çfarë i mbetet Grida Dumës të bëjë, që nxorri live në television një vrasës, për të folur si me qenë analist e jo një prej njerëzve më të rrezikshëm në vend, mbi të cilin rëndojnë akuza ta llahtarshme?
A mjafton vetëm një kërkim falje nga zonja Duma?
Po televizioni në të cilin punon zonja Duma, ndjehet a jo përgjegjës dhe duhet a jo të marrë ndonjë masë ndaj Dumës?
Normalisht që asnjë prej këtyre nuk ka për të ndodhur, por ky rast na tregon edhe njëherë degradimin e medias në Shqipëri, që nuk mjaftohet t’u bëjë avokatin politikanëve të korruptuar, por edhe vrasësve të rrezikshëm.
Madje hapur fare.