Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se Presidenti i Emirateve të Bashkuara do të vizitojë Shqipërinë.
“Për herë të parë zbret në Shqipëri presidenti i Emirateve të Bashkuara në Shqipëri, sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan”, tha Rama.
Kreu i qeverisë, tha se vizita e tij në Shqipëri, shënjon një gur të rëndësishëm kilometrik dhe të një partneriteti të forcuar kohët e fundit.
“Vizita e presidentit të emirateve dhe njërit prej udhëheqësve më të respektuar të botës së sotme shënjon një gur të rëndësishëm kilometrit dhe të një partneriteti që është forcuar shumë kohët e fundit. Vjen nesër për të vendosur të tjera piketa që bazohet tek interesat e përbashkëta”, tha Rama.