Berisha duke mmos dëgjuar asnjë fjalë shqip në sallë filloj duke i falenderuar të pranishmit… efkaristo, efakaristo, e gati sa nuk shpërtheu në lot nga gëzimi, kur pa dashurin e madhe që po shfaqnin “vorioepiriotët”.
Por kush ishte në takim me Sali Berishën në Athinë me gjoja diasporën ku binin në sy një grup prej disa militantësh të marre me vete nga Shqipëria me disa flamur të PD-së, e ku diaspora nuk ishte shqiptare por anti shqiptare, ku shumica e njerëzve të grumbulluar ishin mercenar të dy anëtarëve të “Mavit” dhe “Agimit të Artë” Fredi Belerit dhe Bert Kolilës dy himariot shqiptarë faqezinj, të dënuar për vepra kundë shtetit dhe kombit shqiptar, njëri 3,5 vite burg dhe tjetri 8 vite, madje Bert Kolila ka 4 vite në kërkim dhe shfaqet krahë Sali Berishës dhe Fredi Belerit,
Kjo tregon se sa i “suksesshëm” ishte takimi i Sali Berishës në Athinë sepse… nuk kishte asnjë lidhje me emigrantët shqiptarë në Greqi, simpatizantë të PD-së, por një miting i Dules me minoritarët.
Salla “Faliro” ishte mbushur me antishqiptarë, simpatizantë të Omonias dhe përkrahes të krahut shovinist grek për të dëgjuar gjelin pa pupla greke.
Ky takim ishte një shfaqja e turpshme dhe diskretituese për Berishën, duke i bindur dhe njëherë shqiptarët se paftyrësia e tij e kalon çdo kufi. Ai nuk ka as ideal , as moral dhe as turp, që për të realizuar ëndrrën e pushtetit të shesi kudo prapanicëne tij të ndyrë, që sot nuk i hynë në punë askujt. /Ekskluzive.al