Pas fjalës së Doktorit në Athinë Mulin e rrethuan dhjetëra mbështetës të cilët po e uronin greqisht për fjalën e Doktorit.
-Çfarë thonë I tha Muli Belerit.
-Të falënderojnë shumë për përkrahjen që na ke dhënë dhe për fjalimin e Doktorit
-I thuaj që Doktori I bën vet fjalimet tha Muli.
-E dinë e dinë tha Beleri, por të përgëzojnë se nuk takojnë dot Doktorin.. Thonë që na gëzuat shumë me atë punën e Detit që do na e ktheni prap.
-Edi Rama kërkon tua grabis tha Muli, por ne do e kthejmë pronën tek I zoti. Dhe deti është pronë.
-Të falënderojnë shumë dhe për mbështetjen që më ke dhënë mua dhe Spiro Kserës tha Beleri, si dy të burgosur politik të pakicës greke.
-E keni merituar tha Muli.
Këta të falënderojnë shumë dhe ju urojnë fitore në zgjedhje.
-Faleminderit tha Muli. Por thuaj të regjistrohen dhe të votojnë.
-E nuk votojnë dot tha Beleri se këta janë shokët e mi të Agimit të Art nuk u janë shqiptarë por janë shumë në mbështetje të PD dhe Doktorit.