Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve të tjera të ndjekësve që kanë të bëjnë me gjendjen ekonomike, korrupsionin, integrimin europian dhe sigurisht SPAK-un.
Kreu i qeverisë tha se ka ende problematikë me korrupsionin në institucionin e Hipotekës dhe dixhitalizimin i plotë i sistemit do çonte në zhdukjen e këtij fenomeni, për të cilin BE ka lënë si afat në pikë negociatash vitin 2028.
Kurse për SPAK Rama përsëriti mbështetjen e tij nëse institucioni do tregohet i pavaruar politikisht, teksa theksoi se SPAK u ngrit dhe mbështet nga PS dhe jo nga “këneta” opozitare, pasi tashmë edhe SHBA është larguar nga mbështetja për Prokurorinë e Posaçme.
Rama tha se “me një fërshëllimë bufi i kënetës do vinte menjëherë për ta shkrirë SPAK nëse ai do donte shkrirjen e SPAK”.
Fjala e Ramës për SPAK, korrupsionin, e-Albanian dhe integrimin:
“Sot ministritë nuk bëjnë më tendera, ministrat nuk janë më të lidhur me procese tenderimi, sepse janë të gjitha të kaluara në struktura të tjera dhe ka një strukturë të posaçme që bëjnë tenderat e përqendruar. Ka qenë më parë, por ishte në hyqmin e ministrisë apo ministrive dhe me radhë.
Ku është tjetër korrupsioni?
Te kontaktet, te pjesa e ndërveprimit, qytetarit që kërkon një shërbim, që ta jep apo s’ta jep shërbimin. Ka qenë më parë, para se të vinim në detyrë dhe transformonom tërësisht sistemin me e-Albanian, ku rregullisht dhe brutalisht paguhej një bakshish të vogël. Sot 47 milionë kontakte kanë impakt të jashtëzakonshëm në psikologji për radhën, kostro për lëvizjen, trafikun et., tani kanë ndodhur online këto kontakte. Nuk e kanë të gjitha vendet e BE-së këtë, edhe në kontinentet e tjera mund të marrësh shërbim në platformën e-Albania. Këto janë dy shtyllat kryesore.
Vijmë te lejet e ndërtimit, ato janë online tani dhe ndryshe nga çfarë ishin më parë kur isha kryebashkiak dhe kur mora detyrën. Dhe e fundit, jemi patjetër borxhli, qoftë në aspektin e legalizimit dhe titujve të pronësisë, kemi deficite për faktin se akoma nuk ka mbaruar procesi i hartimit dixhital të pronësisë, titujve të pronësisë, kemi ndryshime pasi nuk ka më radhë të Hipoteka, shërbimi merret online dhe me postë, por cikli ende nuk është mbyllur. Ka korrupsion ende, kjo nuk diskutohet, edhe BE e ka konstatuar këtë fakt dhe e ka vënë një nga kushtet e negociatave që të mbarojë hartëzimi i dixhitalizimit të pronave, e për këtë është lënë afat 2028 si një kohë e ndërmjetme, kur negociatat konsiderohen të përfunduara teknikisht, ku çështja i kalon KE-së dhe më pas te Bashkimi Europian. Kjo është një nga pikat, ku qytetarët kanë të drejtë të ankohen, ku në fakt është bërë transformim i madh në dhënien e titujve të pronësisë, edhe te legalizimet ku kemi arritur çerekmilioni legalizime, kur në kohën që e morën ishin disa mijëra. Kemi ende për të bërë të tjera, jemi në proces.
Modernizimi i sistemit bën që korrupsioni të tkurret dhe të nxirret jashtë, psh. për certifikatat paguhej dikur, kurse tani sistemi e nxjerr vetë, e jo vetëm për certifikatat, por për 95 përqind të shërbimeve.
Ja, s’kanë bukë që të hanë thotë?! Aman, aman mo burrë, aman…
Ashtu siç e thonë edhe raportet ndërkombëtare dhe të SHBA.
Shqipëria nuk konsiderohet më vend i asaj kategorie që hyn në ato programe (të urisë, i nënzhvilluar), hyn te vëndet në zhvillim, për të qenë më i saktë, jo i nënzhvilluar, që do të thotë se nuk flasim më për bukë, por për nivel tjetër të jetesës.
Se më ndër[preve me këtë bukën edhe në mes, nuk vuajnë njerëzit për bukë tani, madje as në kohën e Skënderbeut nuk ndodhnin këto, madje edhe në luftën italo-greke grekët erdhën këtu për të ngrënë bukë.
Këtu të gjithë për burg, rroftë SPAK.
SPAK është krijuar nga vullneti i PS-së. SPAK e bëri Amerika, e mban amerika, SPAK i kishte njerëzit e Amerikës te stacioni trenit atje, kanë ikur, nuk janë më. Për herë të parë në historinë tonë, që kanë ndodhur ose ndodhin, keni dëgjuar ju deklaratë për SPAK, pati një moment që BE pati një deklaratë për ato që thoni ju ndërhyrje apo presione, që thashë unë dhe do i them përsëri, nuk i heq asnjë presje, janë institucione të reja, “baby construction’ janë në fillim, krijesa të reja dhe kanë nevojë për kritika.
Ju e dini që këneta është përbetuar se nëpërmjet gojës së bufit të vetë thotë do e shkrij SPAK-un. Ne do ta shkrijmë SPAK thonë ata. Po të ishim edhe ne kështu, siç më pikturojnë.
Me një fishkëllimë dhe e dini se si do vinte ai bufi, me një fishkëllimë e do vinte sepse ka tmerrin me SPAK, me të kaluarën që nuk e ndryshon dot, e kaluara që është aty, e persekuton çdo natë, me tmerrin e të kaluarës dhe do vinte menjëherë. Por ka ndryshuar filozofia e SHBA e keni parë, është punë e saj, punë e filozofisë së saj, ne nuk kemi çfarë themi. Por SPAK është me vullnetin e PS, me dëshirën e popullit shqiptar, SPAK është aty për të fuqizuar veten, kjo është dëshira e popullit shqiptar, ne jemi për ta mbështetur. Sot kemi provën e pavarësisë së SPAK, ju e dini mirë se çfarë them, por ama kjo nuk mjafton, pasi duhet profesionalizmi dhe integriteti.
Kultura qytetare është më shumë se kultura e kua kua kua dhe kënetës, SPAK duhet të luftojë për veten, për drejtësi të drejtë, që sheh vetëm drejtë dhe jo majtas djathtas, por edhe majtas djathtas dhe nuk dua të bëjë komente të tjera.
Kjo ka të bëjë me respektin për tjetrin, për prezumimin e pafajësisë së tjetrit, apo që pyetet nëse di diçka, sepse kushdoqoftë dhe gjithsecili është i barabartë, se cilido që merret në pyetje duhet të ketë parasysh që ta respektojë, këtu do kemi një problem të madh, shumë të madh, te mungesa e respektit dhe kuptimit bazik, përballë kujtdo, barazi, qoftë polic, qytetar, mjek, prokuror apo gjykatës”.