Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar pas akuzave të Erion Veliajt ndaj prokurorit të çështjes së tij, duke u shprehur se “qëndrojmë në mbështetje të Ols Dado”. KLP, si qeveria e prokurorëve, thekson se “deklarata të artikuluara jo vetëm nga disa segmente të caktuara mediatike, por edhe nga persona të përfshirë në hetime ose të akuzuar prej tyre, përfshirë zyrtarë të lartë, dëmtojnë integritetin dhe besimin në drejtësinë shqiptare“.
Sipas nenit 149 të Kushtetutës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë garanton pavarësinë, llogaridhënien, disiplinën, statusin dhe karrierën e prokurorëve të Republikës së Shqipërisë. KLP përbëhet nga 11 anëtarë, të cilët janë; Mirela Bogdani kryetare, Erind Gërmeni zv/kryetar, Erind Mërkuri, Erion Fejzulla, Vatë Staka, Moisi Duda, Olger Minaj, Ledina Riza, Arta Mandro, Sokol Stojani dhe Zeqir Doda.
A po e kryen KLP misionin e parashikuar në pikën 1 të nenit 149 të Kushtetutës apo po kontribuon në minimin e besimit në drejtësinë shqiptare, duke marrë hijen e ish KLD-së së gjingjonëve?
Për t’ju përgjigjur kësaj pyetje po sjellim disa fakte dhe rrethana. KLP thotë se deklaratat e një të burgosuri ndaj prokurorit të çështjes dhe disa raportime kritike mediatike dëmtojnë besimin tek drejtësia.
Ndërkaq, është faktuar që prokurori Ols Dado ushtron mandatin në kundërshtim me ligjin, pasi është emëruar prokuror në vitin 2008 në shkelje të neneve 17 dhe 18 të ligjit nr. 8737 datë 12. 02. 2001 për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë.
Është provuar me dokumente që prokurori Ols Dado nuk ka deklaruar në vitin 2016 një marrëveshje për të ndërtuar një pallat në Tiranë. Para se t’i ndërhynte Erion Veliajt për lejen e pallatit në vitin 2021, Dado ka firmosur një marrëveshje me një kompani ndërtimi, për ndërtimin e një pallati, marrëveshje të cilën nuk e ka deklaruar në deklaratën e pasurisë së vitit 2016.
Ky raport konfirmon se Ols Dado, e ushtron mandatin e prokurorit të SPAK në kundërshtim me ligjin dhe se ka hetuar Erion Veliajn në kushtet e konfliktit të interesit. Një procesverbal i publikuar dje nga GJKKO tregon se Ols Dado i drejtohet të dyshuarit me fjalët ‘s’ke turp’. Komunikimi mes prokurorit dhe të dyshuarit në sallën e gjyqit me këtë gjuhë është thyerje etike, pasi prokurori komunikon me gjyqtarin për çdo zhvillim në proces dhe nuk ka pse t’i drejtohet të dyshuarit.
ILD dhe KLP nuk kanë, të paktën deri më sot, një qëndrim për Ols Dadon, emërimin e e tij të paligjshëm, fshehjen e pasurisë dhe shkeljen e etikës. Heshtja dhe mosveprimi i KLP në raport me rastin Ols Dado tregojnë se KLP është jo efikas dhe nuk garanton llogaridhënien dhe disiplinën e prokurorëve.
Nga ana tjetër, Ilir Meta, Sali Berisha dhe sofra e tyre, kanë kërcënuar me jetë, bullizuar, kanosur dhe fyer për muaj me radhë kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin. Pse KLP nuk doli në mbështetje të Dumanit, ndërkohë që merr në mbrojtje Ols Dadon, i cili nuk duhet të ishte fare prokuror, pasi ka qenë noter dhe nuk plotësonte kushtet për t’u zgjedhur prokuror?
Nën dritën e këtyre fakteve, duket se nuk janë mediat dhe një i dyshuat i mbyllur në burg, por është vetë KLP që po minon besimin e publikut te drejtësia. Nisur nga këto fakte dhe rrethana, krijohet perceptimi se KLP dhe ILD nuk janë gjë tjetër, veçse një shurrtore e prokurorëve si Ols Dado, i cili herë shfaqet si noter, herë si filozof sezonal në Athinë, herë si ndërtues, herë si violinist, herë si akrobat, herë si qejfli grash, herë si hetues dhe herë si përgjues çiftesh.
Nisur nga këto fakte dhe rrethana bëhet më i besueshëm një opinion që ekziston në rrethin e juristëve se në krye të KLP është zgjedhur një ‘e goditur’, si Mirela Bogadani, duke zëvëndësuar denjësisht Tartar Bazajn, i cili grindej në mbledhjet e KLP me ish kryetarin e KLP Gent Ibrahimin se kush i kishte fshehur kartolinat për vitin e ri, i kërkonte KLP të miratonte deklarata se ai ishte jurist i shquar apo kur thoshte se ishte baba i prokurorëve.
Edhe gjumashi i ILD në konflikt interesi, mori pjesë në zgjedhjen e Ols Dados në 2008
Prokurori i komanduar në SPAK Ols Dado është emëruar prokuror në kundështim flagrant me ligjin, me propozim të mikeshës së tij të hershme, ish kryeprokurores Ina Rama, dhe si rrjedhojë Dado ushtron funksionin e prokurorit në kundërshtim me ligjin. ILD-ja duhet t’i kërkojë KLP shkarkimin e Ols Dados nga detyra. Kreu i ILD është Artur Metani. Duket se ‘gjumi’ nuk është arsyeja e vetme që Metani nuk vepron. Në vitin 2008, kur Ols Dado nga noter u zgjodh prokuror, në kundërshtim me ligjin, Artur Metani ka qenë anëtar i Këshillit të Prokurorisë.
Sipas nenit 10 të ligjit nr. 8737 datë 12. 02. 2001 për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë, Këshilli i Prokurorisë organizon konkursin për emërimin e kandidatëve për prokurorë. Pra, konkursi për emërimin prokuror të Ols Dados, në kundërshtim me ligjin, është organizuar edhe nga Artur Metani. Metani ka marrë pjesë në emërimin e Ols Dados prokuror pa plotësuar kriteret.
Bataku ILD
Artur Metani është zgjedhur nga Kuvendi i “Kërpëratave” me vendimin nr. 2/2020, me 98 vota pro, ku një ndër më të rëndësishmet ishte ajo e Majlinda Halilajt, deputetes së PD-së së Tiranës.
Çlirim Gjata, në 2019, doli në konferencë shtypi për të dëshmuar parregullsinë e kandidimit të Artur Metanit, dhe kualifikimin e kandidaturës së tij nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) e quajti antiligjor, sepse binte në kundërshtim me Kushtetutën, që nuk lejonte zgjedhjen e një Inspektori të Lartë të Drejtësisë me funksione të mëparshme politike, si ai i këshilltarit. Gjata kishte të drejtë sepse Artur Metani kishte “këshilluar” dy presidentë në karrierën e tij, Alfred Moisiun dhe Bamir Topin. Por askush nuk e dëgjoi Çlirim Gjatën në atë kohë, kur Ardian Dvorani dhe Arta Marku, dy kualifikuesit e Metanit për në krye të ILD, u “respektuan” me 98 vota nga Parlamenti i Kërpëratave me bekimin e Edi Ramës.
Në faqen zyrtare të ILD, lexon emrat e stafit të lartë në ILD. Aty kupton pse ILD “fle” gjumë. Klajdi Dvorani, mban detyrën e këshilltarit në Kabinetin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Pinjolli i ‘kualifikuesit’ të kreut të ILD-së, i biri i Ardian Dvoranit, vetëm 25 vjeç, merret të këshillojë në strukturën që duhet t’u “kallë datën” prokurorëve dhe gjyqtarëve, përfshirë babanë e tij, kryetar gjykate.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) është institucioni përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe vetë Prokurorit të Përgjithshëm. Praktikisht, ILD-ja është çekici i gjithë sistemit të drejtësisë së re. Ndaj saj duhet të ketë frikë jo vetëm Dvorani, por edhe vetë Dumani!
Por skuthi Metani ka zgjedhur të marrë 9 vjet mandat dhe rrogë qyl në krye të ILD, jo vetëm për veten por edhe për ata që rekrutoi aty, sikur ta kishte mencën e familjes.
Kabineti i tij i “qylit” përveç djalit të Ardian Dvoranit ka edhe emra të tjerë të përzgjedhur me kujdes nga kryeskuthi i ILD: Nensi Hoxha, e bija e Artan Hoxhës, rektorit të Universitetit Shtetëror të Tiranës dhe anëtar i Këshillit Mbikëqyres të Bankës së Shqipërisë, këshillon Artur Metanin. Lindita Rusmali, bashkëshortja e Ilir Rusmalit, PD-istit antiberishist të KQZ, këshilltare gjithashtu.
Lista e qokave vazhdon me këshilltarët, Diana Dervishin, bashkëshortja e Besnik Dervishit; Mirela Kapo, bashkëshortja e prokurorit Etien Kapo (nipit të Hysni Kapos); Isida Koka, “shërbetore” e Grupit të punës së Reformës në Drejtësi dhe kështu me radhë i gjithë stafi i ILD-së është kthyer në një mencë qokash ku hahet e pihet me paratë e taksapaguesve të etur për drejtësi.
Skandali i emërimeve në ILD vazhdon me trupën e inspektorëve të ILD, që duhet të jenë 10 Magjistratë dhe 10 Jo Magjistratë. Përveç emrave të përzgjedhur me kujdes që të mos bëjnë asnjë dëm duke zbatuar direktivat e skuthit, skandali qëndron në një fakt që duhet ta bëjë Parlamentin me gjithë kryeministrin të lëvizë themelet e ILD-së.
ILD funksionon sot me 9 inspektorë, pra me më pak se gjysma e numrit 20 që përcakton ligji. Mungojnë plot 11 inspektorë, duke lënë bosh, pa personel kontrollues, një prej shtyllave kryesore të sistemit të drejtësisë, ILD.
Si mund të kontrollohet sistemi i drejtësisë me gjithë prokurorët, gjyqtarët, KLGJ, KLP, SPAK, brenda tij, vetëm me 9 inspektorët “e tredhur” të ILD-së? A është alibi që mungojnë 11 inspektorë apo është një “bombë” juridike me shpërthim të kontrolluar?
Artur Metani nuk e ka patur asnjëherë ndërmend ta bëjë detyrën e kontrollorit të sistemit të drejtësisë, ashtu si 140 deputetët menduan, votuan dhe ndërruan Kushtetutën për këtë mision të ILD-së. Është kjo arsyeja që ILD është kthyer në një shurrtore, ku kalojnë ndonjëherë gjyqtarë e prokurorë për të përmjerë. Asnjëherë ata të SPAK! Është kjo arsyeja që të gjitha rastet e ankesave për gjyqtarë e prokurorë arkivohen me tekniken e skuthit të ILD: kontrollo por kurrë mos dëmto!
Kryeskuthi Metani ka pasur synime të qarta në gjithë karrierën e tij çalamane. Të mbijetojë duke përfituar nga konjukturat dhe njohjet familjare e politike. Ia ka hedhur të gjithëve, pasi asnjë nuk e ka vlerësuar skuthllëkun e tij. Sot Artur Metani ka një rreth të konsoliduar familjar që vegjetojnë në skutat e pushtetit, ndaj i takon të presë duke “fjetur” gjumë për çdo ndodhë me tallazet politike që kanë afruar. Gjumin e bën rehat në jastëket e rrogave të majme, bashkë me familjen e tij të afërt.
Ada Metani – bashkëshortja – është emëruar Shefe Kabineti në ILDKPKI në 2021, menjëherë pasi Artur Metani u zgjodh kreu i ILD. Para 2021, Alda Metani ka qenë drejtoreshë në AMF, pasi vinte nga një karrierë si punonjëse e institucionit financiar NOA, më pas sekretare zyre në Këshillin e Ministrave.
Eglantina Gjermeni – e motra, ish deputete e PS-së, dhe ish Ministre e Zhvillimit Urban (2015 – 2017), sot është ambasadore e Shqipërisë në misionin e OSBE-së në Vjenë.
Marjan Gjermeni – kunati, Drejtor Departamenti në Bankën e Shqipërisë.
Erik Gjermeni – i biri i çiftit Gjermeni, punonjës i Raiffeisen Bank, më pas Deloitte.
Me një familje të sistemuar më së miri, Kryeskuthi i ILD-së nuk ka përse të luftojë por thjesht të presë duke fjetur gjumë. Në një shkrim përkushtues që hap faqen e ILD-së te biografia e kreut të saj, të duket sikur po lexon për një institucion të kthyer në gur varri, me dedikues Artur Metanin që shkruan:
“Kthimi i besimit të publikut tek drejtësia ishte dhe mbetet motivi, që justifikoi ndërmarrjen e një reforme kaq të thellë në sistem dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, synon përmbushjen e këtij misioni. Personalisht, dua që kur të më mbarojë mandati, të largohem me mendimin që u mundova dhe bëra diçka për këtë vend, vura gurin tim në murin e madh të zhvillimit të Shqipërisë.”