Aktivistja Evi Kokalari thotë se Sali Berisha po tenton të mashtrojë për shpalljen e tij non grata duke iu referuar deklaratës në Kongresin amerikan ku u deklarua se USAID nepermjet ‘East-West Management Institute” ka goditur liderin e opozites.
Kokalari thotë se është në kontakt me kongresmenin për ta informuar se e kanë mashtruar. Madje shton se së shpejti dhe Lacivitës, drejtuesit të fushatës elektorale të Berishës do ti priten krahët.
“Nje tjeter tentative sot nga Sali Berisha per te mashtruar anetaret e Kongresit, me ne krye Marjorie Taylor Greene, e cila tha se USAID nepermjet ‘East-Ëest Management Institute” ka goditur liderin e opozites.
LEXO EDHE:
Ylli Pata: Për 21 janarin dhe Gërdecin, SPAK nuk ka bërë asgjë!
Ju bej me dije se kjo eshte genjeshter klasike dhe super e shemtuar. Reforma ne drejtesi ka filluar perpara zgjedhjeve te prillit 2021, kur shumica e kishin harruar kush ishte Sali Berisha.
Serish, Berisha po shfrytezon nje elemente dhe po e perdor per benefitin e tij sic beri me McGonigal, i cili as nuk donte t’ja dinte kush ishte Berisha dhe po merrej me Bashen.
Momentalisht, jam ne proces te lidhem me kongresmenen ne fjale, per ta sqaruar se kushdo qe ja ka dhene ate infon, e kane mashtruar. Se shpejti dhe Lacivites do ti prehen krahet, dhe nese nuk kupton qe po mashtrohet, atehere te mbaj fajet bashke me Berishen per mashtrim te republikaneve ne Amerike.
Asnje nga ju s’do mund te mbuloni korrupsionin tuaj dhe ta beni kete politike. Me shume shtyni, me shume me mbushet mendja qe ju duhet te jeni te gjithe ne burg”, shkruan Kokalari.
Çfarë ka ndodhur?
Departamenti i Eficencës së Qeverisë në SHBA, i drejtuar nga i besuari i Trump, Elon Musk, zhvilloi një seancë dëgjimore për atë që ata e cilësojnë si shpërdorimi i parave të USAID nëpër botë për të ndikuar interesat amerikane. Në seancën e gjatë më shumë se dy orë ku raportojnë zyrtarë të DOGE, përmendet në dy raste edhe Shqipëria.
“Fondacioni Shoqëria e Hapur i Soros dhe USAID financuan së bashku Institutin Lindje Perëndim. Mes gjërave të tjera, instituti prezantoi ndryshime në sistemin e gjykatave në Shqipëri që ndër të tjera rezultoi edhe në burgosjen e liderit të opozitës, Sali Berisha dhe asgjësimin e oponencës së kryeministrit socialist Edi Rama”, thotë një prej raportuesve.
Prej këtij shkurti, Berisha ka angazhuar si konsulent për fushatën zgjedhore, Chris LaCivita një ish-marins që ka qenë pjesë e stafit të fushatës elektorale të presidentit Donald Trump. Kokalari e ka denoncuar LaCivita si njeri të pacipë.
Admnistrata e re e Donald Trump bllokoi fondet e USAID dhe po kryen një verifikim të gjerë të të gjitha programeve, ku nga raportimet e deritanishme janë konstatuar shpërdorime të shumta të parave të taksapaguesve amerikanë.