Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj një artikulli ku thuhet se ai sulmon drejtësinë “për ta vënë nën presion si dhe për të minuar besimin e qytetarëve te këto institucione”.
Rama, për artikullin e publikuar nga “Reporter.al”, thotë se akuzohet për “një gjë të cilën nuk e ka qëllim”.
Ai më tej thotë se “ekspertët” të cilët i kanë bërë këto deklarata, janë “kokëboshë ose të paguar”.
“Nuk e di kush janë këta ekspertët, po di që kur dikush i cili s’është dakord me ty të akuzon se ke një qëllim që nuk e ke, atëherë akuzuesi o është një i sëmurë ideologjikisht, o është një kundërshtar kokëbosh ose pastaj një daullexhi i paguar… Zakonisht këtej nga anët tona janë këta dy të fundit
Ndërsa qëllimi im është i shpallur: Drejtësi Europiane për Shqipërinë 2030”, shkruan Rama.