Zëdhënësja për shtyp e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka dhënë një deklaratë në emër të diplomacisë ruse.
Ajo thotë se Moska “vlerëson” vetëpërmbajtjen e Donald Trump dhe JD Vance në takimin shumë të tensionuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Sipas saj, fakti që presidenti dhe zv.presidenti amerikan nuk e kanë goditur Zelenskyn, është një “mrekulli e vetëpërmbajtjes”.
“Mënyra se si Trump dhe Vance u përmbajtën dhe nuk e goditën Zelenskyn është një mrekulli e vetëpërmbajtjes”, thotë Zakharova.