Ndërkohë që eksponentë të lartë të PD si Edit Harxhi, Ed Paloka, Belind Këlliçi, Flamur Noka, gazetarë e analistë pranë tij etj, kanë mbarsur opinionin publik me lajmin se brenda muajit mars, Sali Berisha, do të kryejë një vizitë në SHBA, vetë i zoti i punës e ka përgënjeshtruar kategorisht këtë lajm.
I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN, ai është pyetur specifikisht nga moderatori për këtë vizitë të supozuar dhe një vizë speciale nga administrata Trump, të cilën mbështetësit e bëjnë fakt të kryer.
“Kam dëgjuar, jepen dhe data si 3 mars se do të kryej një vizitë në SHBA, por nuk është e vërtetë.
Nuk ekziston as në 3 mars as në 20…as nuk kam lobuar”, tha Berisha.