Një debat i ashpër është zhvilluar në emisionin “Off the Record” në A2 CNN e drejtuar nga gazetari Andrea Danglli, mes përfaqësuesve të Partisë Demokratike, Akil Kraja dhe Besart Xhaferri dhe gazetarëve Ardit Rada dhe Anri Bala.
E teksa temë e diskutimit kanë qenë primarët në PD, debati është përshkallëzuar me drejtorin e kabinetit të PD që i ka akuzuar dy gazetarët si të politizuar dhe më pas është larguar nga studio.
Debati në studio nuk e justifikoi largimin e zyrtarit të PD, pasi gazetarët Rada dhe Bala, nuk u treguan për asnjë moment fyes ndaj zyrtarit të PD, i cili përdori gjuhë fyese ndaj tê ftuarve por dhe drejt moderatorit.
Frustrimi i tij që çoi në largimin nga studio, ndoshta ka të bëj me faktin se brenda zgjedhjeve që po zhvilloheshin brenda selisë blu, ndoshta kandidati i primareve kishte rrjedhje në vota.
Pjesë nga debate:
Kraja: Çfarë gazetarësh jeni?? Nuk keni bërë detyrat e shtëpisë. Kështu ulet steka fare. Nuk vihet kështu… Nuk është panel ky. Fajin e ke ti (i drejtohet drejtuesit të emisionit).
Bala- Jeni mirë mo jeni mirë… shkëlqeni.
Kraja: Unë kam mbaruar në Itali dhe Francë, Xhaferri në Amgli…
Bala- E çfarë lidhje ka se ke mbaruar në Angli ti. Çfarë do të thotë kjo. Ti mund të jesh analfabet funksional. Patjetër që po! Je 41 vjeç dhe dukesh si 60. Po këta shqiptarët që nuk kanë bërë shkollë dhe ju votojnë si i bie, nuk ka rëndësi mendimi i tyre, ju jeni më të zgjuar se ata?
Kraja: Kush tha që nuk kanë bërë shkollë.
Bala: Ka shumë prej atyre që ju votojnë që s’kanë bërë shkollën, çdo të thotë kjo, nuk vlen mendimi i tyre? Ju jeni analfabet funksional, që në çdo ekuacion prodhoni një pordhë të madhe…
Kraja: Unë po largohem (heq mikrofonin dhe fyen të ftuarit)
Rada: Natën, suksese!
Bala: Ik tani. Suksese Berishës, Gjin Gjonit dhe Arjan Ndojit.
Kraja: Më vjen keq që të rinjtë mbeten peng i Edi Ramës.
Kliko këtu për të parë videon