Barazim 1-1 mes Napolit dhe Interit në “Stadio Diego Armando Maradona”. Pas 22 minutash lojë, Dimarco ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke çuar peshë zemrat e tifozëve zikaltër në shkallët e stadiumit.
Ekipi i Contes provoi të reagonte, shtoi presionin, por pa mundur të bëjë diçka konkrete.
Billing përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes së Interit, për të “tundur rrjetën”.
Interi kryeson kampionatin me 58 pikë, 1 më shumë se Napoli.