Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, drejtuese politike e Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, e shoqëruar nga deputetët Pandeli Majko, Mimi Kodheli dhe Milva Ekonomi, zhvilloi pasditen e sotme një takim me komunitetin e emigrantëve kavajas në Altamura, Provinca e Barit.Spiropali u njoftoi bashkatdhetarëve lajmin se Senati Italian do të ratifikojë këto ditë marrëveshjen midis Shqipërisë dhe Italisë për pensionet, që do të fillojë të zbatohet menjëherë dhe prej së cilës do të përfitojnë mbi 500 mijë qytetarë shqiptarë.
Kjo është një tjetër dëshmi, theksoi Spiropali, e kujdesit të qeverisë sonë për Diasporën dhe vendosjen e interesave të njerëzve tanë edhe në bashkëpunimin ndërkombëtar, në mënyrë të veçantë në marrëdhëniet me vendin mik e partner strategjik, Italinë.
Duke nënvizuar disa nga reformat shtetformuese, për zhvillimin, mirëqenien dhe ecjen e vrullshme të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, Spiropali vlerësoi rolin dhe kontributin e emigrantëve si ura miqësie dhe faktor i rëndësishëm zhvillimi i të dy vendeve si edhe bashkëndërtues të imazhit dhe prestigjit të lartë ndërkombëtar të Shqipërisë.
Spiropali dhe deputrtët e pranishëm në këtë takim u bënë thirrje bashkatdhetarëve emigrantë në Itali që në zgjedhjet e 11 majit të votojnë Partinë Socialiste sepse në këtë mënyrë vota e tyre bëhet një investim e kontribut për Shqipërinë në BE brenda 2030.