Në pazar janë sekseri i Likes Kastriot Ismailaj i CEZ dhe LSI-sti i hipotekës
Një skandal ligjor, i zhdukur nga ish-kryeprokurori i “zhdukur” Adriatik Llalla, rezulton se është pjesë e veprimtarisë korruptive të Klodjan Allajbeut dhe bashkëshortes së tij Iris Allajbeu (Polovina), administratorë të “gropës së zezë” mjekësore me emrin “Spitali Amerikan”, por që realisht është “lavatriçe mjekësore” me pronarë realë 8 mafiozë turko-azerbajxhanas, të përzënë me dhunë nga Kosova prej deptutetëve të “Vetëvendosjes”, si “Hospital mashtrues e vrasës”, por i futur atje dhunshëm nga Hashim Thaçi, si ortakë-biznes i 3 politikanëve të lartë të PDK, me sekserizmin e Vilma Nushit dhe Vasil Llajos, përbindëshit greko-shqiptar të laboratorëve mjekësor në Tiranë dhe koncesionit të protezave ortopedike, që ka “gatuar” bashkë me Allajbeun.
Skandali i çiftit “Allajbeu”, që është përfshirë në proces gjyqësor në disa shkallë në Shqipëri, po mbahet i fshehtë, ndërkohë që dosja e këtij krimi ekonomik-financiar të bërë prej “Allajbejve” të Spitalit Amerikan”, është zhdukur nga miku i tyre financiar Adriatik Lalla, por që “fijet” i ka të zgjatura deri tek sekserët dhe financuesit mafioz të Ilir Metës e Sali Berishës, një prej të cilëve është në burg për skandalin e CEZ.
Pa bërë komente, po publikojmë të dhëna konkrete zyrtare nga ky skandal i “Allajbejve” të “Spitalit Amerikan”, ku flitet për “sëmundje” grabitjeje banesash me letra false, fajde financiare, pengje tokash e aksione trimash në formë banditeske (jo kolateral bankar), bërë me letra noteriale pa datë e pa numër akti (false).
Me Nr.1386 të Regjistrit Themeltar dhe me Vendim Nr.1665, datë 02.07.2015, me trupë gjykuese kryesues Gjin Gjoni, bosët me letra të “Siptalit Amerikan” Klodian e Iris Allajbeu, janë gjykuar për një akt mashtrimi pronësor dhe financiar, denoncuar nga sekseri dhe bashkë-ortaku i Ilir Metës, shefi firmës “DIA”-Kastriot Ismailaj, i dënuar për aferën me CEZ, ku emri i Ilir Metës përmendet për 200 milionë lekë “kapar”!
Bëhet fjalë për një pasuri në seksionin “E”, Nr. 3, kati i 8-të, me sipërfaqe të shfrytëzueshme 145 m2, me sipërfaqe shërbimi 18.43m2-sipërfaqe totale 163.43m2, në Zonën Kadastrale Nr. 8270, të ndërtuar nga firma “Tirana International Development”, në kullën ku gjendet biznesi pishinave “NOBIS”, përballë Drejtorisë së Rrugëve.
Këtë pasuri, çifti i “Spitalit Amerikan” Klodian e Iris Allajbeu, ia ka zhvatur bosit të firmës “DIA”-CEZ” Kastriot Ismailaj, me kontratë noteriale shit-blerje false Nr. 2278 Rep. Nr. 1114 Kol., datë 20.09.2013 e më pas, me makinacione të tjera letrash noteriale false dhe pazaresh me firmën ndërtuese, duke e regjistruar në pronësi të tyre në mënyrë të paligjshme dhe po me letra false në Hiptokën e Tiranës, me urdhër të ish-shefit të Hipotekës, sekserit të Ilir Metës, drejtorit I. Muho, që gjendet me Nr.7/630+5-24, vol. 73, fq. 1. ZK 8270 të regjistrit hipotekor Tiranë, në pronësi të Iris Petrit Allajbeu (Polovina) dhe Klodian Fadil Allajbeu.
Skenari i zhvatjes që kanë bërë “allahu-na-ruajtë’t” çifti “Allajbeu”, ka nisur me një fajde 200 milionë lekë të vjetra dhe me lënien peng jo në bankë por në “rrugë”, të 100% aksione të një shoqërie me emrin “TIS Solution” dhe të një sipërfaqeje toke në Mëzez-Tiranë, duke futur në lojë një “bedel” tjetër, me emrin B. Shalla që nuk gjendet.