Sali Berisha pa dashje nga problemet e pleqërisë dhe të demencës ka nxjerrë sot një informacion shumë të rëndësishëm, duke zbuluar motivin, se përse gjyqtarja Ilirjana Olldashi mori një masë skandaloze pa asnjë argument ligjorë për dhëndërrin e tij Jamarbër Malltez, duke e dërguar në një masë komode, atë të arrestit të shtëpisë, gjë që nuk ka ndodhur kurrë për të ndaluarit nga SPAK.
Madje kjo gjyqtare është aq e vendosur për masa ekstrem sa vrau me vendimn e saj biznesmenin Enver Sheshi i cili i bëri disa herë kërkesë në Gjykatën e Posaçme në mënyrë që t’i ndryshohej masa e sigurisë ‘arrest me burg’, por nuk u pranua.
Sheshi ishte i akuzuar si pjesë e dosjes së inceneratorit të Fierit ndërsa më herët e kishte kryer dënimin për kët akuzë, ndaj u kërkua ndryshimin e masës së sigurisë për shkak se 59-vjeçari ishte dënuar më herët për të njëjtën çështje dhe vuante nga zemra
Por gjyqtarja Olldashi as që pyeti as për shëndetin, as për dënimin e kryer, as për rolin që kishte i ndjeri mes të akuzuarve, por e “dënoi me vdekje” duke e lënë në burg ku humbi jetë pas komplikacioneve me zemrën.
Familjarët e Sheshit u shprehur se do të kallëzojnë prokurorët dhe gjyqtarët për veprën penale, ‘Vrasje me Dashje, por në fakt ky kallzim nuk ështe bërë.
Duke parë se si është e mundur që kjo gjyqtare e papërgjegjshme dënoi me vdekje një njeri pa asnjë masë dënimi dhe përkëdheli një hajdut prej miliona eurosh, sot më në fund morëm vesh të vërtetën nga reagimi i Berishës, cili deklaroi publikishte se kësaj gjyqtarje, sipas informacioneve të klasifikuar të dërguar nga ushtarët e tij brënda SPAK dhe BKH, i del emri në përgjimet e Sky Ecc.
Sipas Berishës, SPAK ka kërcënuar gjyqtaren Olldashi, e cila ka marrë një raport për një kohë të gjatë, duke iu shmangur shqyrtimit të çështjes Veliaj. Por, reagimi i Berishës për gjyqtaren është paradoksal gjoja për te marrë në mbrojtje gjyqtaren Iliriana Olldashi, e cila i liroi nga burgu dhëndrrin Jamarbër Malltezin..
Nëse gjytarja Olldashi do vendoste kundër Veliajt, pse SPAK-ut do t’i interesonte largimi i saj, kur SPAK kërkon që Veliaj të mbetej në burg?!
Pra nëse ëhtë e vërtetë se Berisha i ka këto materiale të Sky Ecc, familja Berisha e ka shantazhuar gjyqtaren përsëri sot gjyqtaren, duke e akuzuar edhe publikisht.
Ja deklarata e Berishës:
“E morët vesh tani se çfarë ka ndodhur me Ilirjanën? Ilirjana Olldashit i ka dalë emri, jo se ka pasur në Encrochat, por kanë folur të tjerët për Ilirjanën dhe këta e kanë kërcënuar dhe Ilirjana është zhdukur, ka marrë një raport pafundësisht se kishte dosjen e Erion Veliajt.
Ja pra, ky është mekanizmi se si këta e përcollën me raport me afat të gjatë zonjën Olldashi sepse filani kishte thënë këto, ai kishte thënë ato”
Këto materiale janë përdorur nga Berisha që sigurisht e kanë shantazhuar dhe friksuar gjyqtaren, e cilia vrau të pafajshmin dhe liroi hajtutin e miliona eurove Jamarbër Malltezi dhe këtë e harron Berisha, por e provon pa dashje./Ekskluzive.al